Futbolli kosovar bën një hap drejt integrimit në FIFA e UEFA

Postuar në 22 Maj, 2012 14:02

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë sot përgjigje për kërkesën që i ka bërë FIFA-s, në mënyrë që ‘nacionales’ kosovare dhe klubeve të futbollit kosovar t’u njihet e drejta të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Njoftimi doli sot në faqen web të FIFA-s (fifa.com): “Komiteti Ekzekutiv e ka aprovuar kërkesën e FFK-së që përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore në përputhje me artikullin 79 të Statutit të FIFA-s”. Ky lajm në Kosovë nuk është parë thjesht si një motiv për një hare sportive; është parë edhe si një gjest tjetër në favor të njohjes e të afirmimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Por kujdes! Nuk është fjala për anëtarësim të Kosovës në FIFA, apo në UEFA; është një hap drejt këtij anëtarësimi. Prandaj, futbollistëve të njohur kosovarë që luajnë nëpër Europë, Lorik Canës dhe Co., u intereson të luajnë ende me kombëtaren shqiptare (kombëtares shqiptare i intereson ca më shumë që t’i ketë të vetët këta futbollistë). Por gjërat do të ndryshojnë kur të bëhet anëtarësimi i plotë i Kosovës në këto organizata europiane e botërore të futbollit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.