Meta sqaron gjërat në emër të maxhorancës; por duket se ka një plan B

Postuar në 29 Maj, 2012 14:15

Nëse do të besojmë Metën, që foli si kryetar i LSI-së në emër të maxhorancës, plani është që “në orët në vijim të ketë një listë me emra përfaqësues, e cila natyrisht do të komunikohet dhe do të diskutohet me përfaqësuesit e opozitës në Parlament”. Kush do ta përpilojë këtë listë? Për këtë nuk ka përgjigje askush, por ka plot dyshime se Berisha ia ka lënë në dorë Metës për ta përpiluar. Më tej, thonë njerëz që janë, apo shfaqen si më të informuar lidhur me këto negociata të çuditshme, lista e Metës do kalojë tek Berisha, i cili do t’i japë një të krehur. Me fjalë të tjera, do të heqë ca emra, që atij s’i pëlqejnë e do të mbeten emra që ai i ka për zemër. Pas kësaj, lista me kandidatët që i pëlqejnë Berishës, do të kalojë për një krehje tek Rama. Puna është se pas krehjes së Ramës, në listë nuk do të mbetet asnjë emër (Rama s’mund të bjerë dakord me emrat që i pëlqejnë Berishës; dhe anasjelltas).

Kjo lojë i është besuar Metës, i cili ka për detyrë të bëjë në një mendje Berishën e Ramën (të cilët ‘nuk mund të takohen’) lidhur me ndonjë emër. Do ia dalë? Si zor. Dhe kështu do digjen raundet e para.

E.G.

Comments

Submitted by semirati i vend... (not verified) on

<p>lavdi kater marksistve,i pa harruarr kujtimi i tyre ne zemrat tona.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.