Kalon raundi i I-rë, Ruçi: I njëjti regjisor, prodhon të njëjtën komedi

Kuvendi ezauroi sot raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit pa asnjë kandidat. Mbledhja e mbyllur pak minuta më parë u karakterizua nga akuza dhe batuta midis të majtëve të të djathtëve me thelb të njëjtë: mungesa e konsensusit për një kandidat gjerësisht të pranueshëm. Gjatë fjalës së tij, Gramoz Ruçi theksoi se me këtë sjellje, mazhoranca po vë në jetë një skenar të njohur tashmë, siç ishte ai zgjedhjes së Topit në vitin 2007. “Nëqoftëse do kthehemi 5 vjet para, do shikojmë edhe sot që jemi përsëri në të njëjtën situatë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi, aktorët do mbajnë fjalime e do thonë të njëjtat gjëra, negociata nuk ka emra nuk ka, ndodh kështu mund të bëjnë gabime të reja po s’mund të përsërisin gabimet e bëra, si në 2007 dhe në 2011 është i njejti regjizor, prodhoi të njëjtën komedi”, - tha ai.
Kreu i mazhorancës nga ana tjetër vijoi duke thënë se është e pakuptueshme thirrja e Ramës për takim duke përdorur të njëjtat fraza të këtyre ditëve: “Ai thotë, hajde të takohemi ne të dy bashkë. Ca do bëjmë në të dy bashkë. Do diskutojmë formulën e Doklit? Për skanerat, nuk kemi pse flasim, ka teknicienë për këto. Për të pirë kafe, por ka të tjerë që bëjnë punën”.
Re.Pu
Comments
Gramoz Ruci dhe Patozi kane

Gramoz Ruci dhe Patozi kane shkelur kushtetuten, e cila thote se presidenti votohet "PA DEBAT" ne parlament.

Pse duhet te behet debat ne Parlament ? edhe ne amerike 50.1% quhet shumice demokratike. Ik ore pirdhu - thuj socialisteve ta mbajne me shkume - zgjidhni ke doni me 71 vota dhe pike.

Iliri e harriti pazarin, tani

Iliri e harriti pazarin, tani as nuk behet me fjale qe ai te kundershtoje kanditaturat e Sali Mavrise, te dy sot ngjanin si dy derra shume te kenaqur, qe mbasi jane zhkryer ne lluce i kane hedhur nga nje dore uje fytyres per tu dukur te paster. Edi si gjithmone humbi, as nuk e kupton as nuk e harrin dot te behet aq i lig sa ata te dy dhe mire ben. As qe behet fjale qe Saliu me Ilirin te leshojne Presidentin dhe Prokurorin.

Keshtu do vije kjo pune. Do

Keshtu do vije kjo pune. Do hidhen ne loje te gjithe zagaret e mundshme per president…

Zagar-njori
Zagar-Ceka
Zagar-Islami
Zagar-X
Zagar-Y
dhe ne fund do te fitoje Joze Fina

Add new comment