Nea Demokratia greke: Shkupi po destabilizon Ballkanin

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe mentori i tij, kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin.
Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke “Nea Demokratia” dhe lideri i saj Antonis Samaras.
“Presidenti i Shkupit tregon se nuk ka mësuar asgjë nga rrjedha e Samitit të NATO-s në Çikago dhe nga rezultatet që ka arritur vendi i tyre. Andaj, ai së bashku me mentorin e tij politik Nikolla Gruevski po vazhdojnë me qëndrimet e tyre që çojnë në destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, duke përjashtuar nismat greke për gjetjen e një zgjidhje korrekte dhe afatgjate për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve”, thuhet në reagimin e ND-së, të firmosur nga Panos Panajotopulos, përgjegjësi për politikë të jashtme i kësaj partie.
Reagimi i tyre vjen pas intervistës së presidentit Ivanov ku ai thotë se Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe të mos kushtëzojë për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Agjencia e lajmeve INA
Comments
Greqia eshte i vetmi shtet
<p>Greqia eshte i vetmi shtet luftenxites qe me poltiken e tij destabilizon Ballkanin -</p>
raimond, t'i ka erresu syte
<p>raimond, t'i ka erresu syte urrejtja ndaj greqise. nea demokratia ka te drejte mbi taktikat destabilizuese te maqedonise.</p>
Add new comment