Nea Demokratia greke: Shkupi po destabilizon Ballkanin

Postuar në 03 Qershor, 2012 15:04

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe mentori i tij, kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin.

Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke “Nea Demokratia” dhe lideri i saj Antonis Samaras.

“Presidenti i Shkupit tregon se nuk ka mësuar asgjë nga rrjedha e Samitit të NATO-s në Çikago dhe nga rezultatet që ka arritur vendi i tyre. Andaj, ai së bashku me mentorin e tij politik Nikolla Gruevski po vazhdojnë me qëndrimet e tyre që çojnë në destabilizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, duke përjashtuar nismat greke për gjetjen e një zgjidhje korrekte dhe afatgjate për çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve”, thuhet në reagimin e ND-së, të firmosur nga Panos Panajotopulos, përgjegjësi për politikë të jashtme i kësaj partie.

Reagimi i tyre vjen pas intervistës së presidentit Ivanov ku ai thotë se Greqia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe të mos kushtëzojë për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Agjencia e lajmeve INA

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Greqia eshte&nbsp;i &nbsp;vetmi shtet luftenxites&nbsp; qe me poltiken e tij destabilizon Ballkanin -</p>

Submitted by anonim (not verified) on

<p>raimond, t&#39;i ka erresu syte urrejtja ndaj greqise. nea demokratia ka te drejte mbi taktikat destabilizuese te maqedonise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.