Nicki Minaj bëhet imazhi i Roberto Cavalli

Postuar në 18 Dhjetor, 2014 11:15

Nuk po mjaftohet vetëm me suksesin që po korr në muzikë, apo çmimet e shumta që fiton si një ndër artistet më të mira të rrymës muzikore hip hop, por Nicki Minaj po eksperimenton edhe me modelingun. Këngëtarja mësohet të ketë pozuar për markën e njohur Roberto Cavalli, ajo është imazhi i koleksionit të ri të veshjeve pranverë verë 2015.

 

Mbase shume nga ne mund të mendojnë se Nicki ështe përzgjedhur për shkak të famës që ka , por dizenjatori i markës Italiane Cavalli, ka shpjeguar përse është drejtuar menjëherë tek Nicki Minaj për këtë koleksion. Ai shprehet :”Vitet e fundit jemi mësuar që të shohim femra tradicionale, me trup perfekt, dhe elegante. Ndërsa ketë herë më duhej diçka ndryshe. Një femër që nuk ka frikë të tregojë përmasat trupore, për më tepër nuk përpiqet t`i fsheh, dhe Nicki ishte perfekte.”  Kutjojmë se këngëtarja, e cila në të vërtetë quhet Onika Maraj, për momentin është shumë  e ngarkuar duke promovuar albumin e saj të ri ‘The Pinkrint’.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.