George Clooney i bën publikisht dedikimin më të bukur ndonjëherë bashkëshortes
George Clooney, ish beqari Hollywoodian i cili ishte zotuar që të kalonte pjesën e mbetur si ‘rimishërimi’ i Casanovës, që nga momenti që është martuar me Amal Alamuddin, ndodhet në qiellin e shtatë dhe këto nuk janë vetëm supozime. Aktori e ka provuar në mënyrën më të lehtë të mundshme lumturinë që ndjen pranë një femre të kompletuar sic është avokatja e të drejtave të njeriut Amal.
Në mbrëmjen e zhvilluar dje, në ndarjen e çmimeve ‘Golden Globe’, George Clooney tha përpara gjithë të ftuarve dhe botës:”Është e mrekullueshme kur më në fund gjen dikë që e do. Jam njeriu më i lumtur që ti Amal më quan mua ‘Bashkëshorti im’, nuk ka krenari më të madhe se kjo.”
Add new comment