Meteorologjia: Skema e abuzimit me sasinë e karburantit shtrihet edhe në disa rrethe të tjerë, Prokuroria nis hetimet

Pas mëse një javë debatesh, hetimet për çështjen e mashtrimit të qytetarëve nga disa subjekte tregtare të karburantit kanë filluar dhe ato pritet të përfshijnë edhe katër prokurori të tjera për qytetet Elbasan, Fier, Durrës dhe Kavajë, thonë burime nga A1 Report.
Një ditë pasi prokurorët e kryeqytetit sekuestruan dokumentet e Metrologjisë, burimet pranë këtij organi thonë se për kryeqytetin bëhet fjalë për katër subjekte, emrat e të cilave ashtu sikundër edhe Metrologjia nuk bëhen publike për shkak se janë nën hetim. Prokurorët thonë se dyshimet e para referuar edhe dokumenteve të bllokuara, flasin për një skemë të tillë ku pikat e karburantit kanë përvetësuar në çdo 10 litra karburant, gjysëm litri; pra, për çdo blerje prej 2 000 lekësh, konsumatorëve ju vidheshin 100 lekë.
Pak ditë më parë, Drejtorja e Përgjithshme e Metrologjisë, znj.Kozeta Mesiti, denoncoi 14 pika karburanti për vjedhjen e konsumatorit si në cilësi, ashtu edhe në sasinë e karburantit të tregtuar, por nuk bëri publik emrat e tyre, pasi, sipas saj, kishte një “handikap” ligjor që pengonte publikimin e abuzuesve.
Në përfundim të verifikimit të dosjes me materialet e sekuestruara nga prokuroria e Përgjithshme, pritet që javën e ardhshme organi i akuzës të vendosë për nisjen e kallëzimeve penale, pasi, sipas hetuesve, ky abuzim klasifikohet si vjedhje masive.
Zh.
Comments
Metrologjia Daku. Tek titulli
<p>Metrologjia Daku. Tek titulli rregullojeni</p>
Add new comment