isohunt.com

Postuar në 23 Tetor, 2013 14:58

Hyni në http://isohunt.com/. Eshtë varri i një sajti torrentesh (mund ta quajmë, pa qenë shumë të saktë: pirat). Për gërmuesit e internetit ky është një lajm i trishtuar. Për ata që e përdorin Internetin vetëm si Facebook, do ta provojnë shijen kur dhe FB një ditë të kthehet në një varrezë. Në rastin konkret, isohunt.com, më shumë u vra sesa vdiq vetë. E vranë kompanitë e mëdha që duan të bllokojnë shpërndarjen me torrente të muzikës dhe filmave, që u heq miliarda nga duart.

Prej 10 vitesh isohunt.com ishte Meka e atyre, që sikurse unë, që kërkonin të shkarkonin muzikë, filma, libra, e gjithçka tjetër pirate. Pirateria është gjë e keqe, ndër të tjera, edhe krim. Por, në një vend piratësh si i yni, është më e ndershme se pirateria e “liçensuar” nga shteti.

Pirateria si biznes

Herën e fundit që kam kërkuar të blej muzikë në I-tunes, Shqipëria nuk figuronte. Kur dikur këtkoja filma të rrallë e të vjetër, ishte e pamundur t’i gjeje, daç në kinema, daç në videotekë, daç t’i blije në internet. Sot, kanë lulëzuar një sërë videotekash, të cilat shesin me nga 200 lek, filma të piratuar, që i kanë titruar në shqipen më të keqe e përkthimin më amator të mundshëm. Madje, piratët po vjedhin piratët, pasi shumë nga këta filma kanë titra kërcënuese ndaj atyre që kopjojnë këtë CD pirate për ta shitur në dyqan tjetër!! Gjithçka nën sytë e shtetit. Në këtë rast, besoj se vjedhja ime është më njerëzore se e këtyre bizneseve. Unë shijoj art e nuk paguaj. Por, artistëve që ua vjedh muzikën, u shkoj në koncert dhe ua blej bluzat për t’i mbështetur. Ata jo vetëm ua vjedhin artin, ua shesin hajdutçe, por dhe e dëmtojnë si cilësi.

Pirateria si oktapod ndërkombëtar

Lufta ndaj sajteve pirate (më parë se isohunt kishin rënë btjunkie, piratebay.org, e deri te napsteri i lashtë) është në parim e drejtë. Njerëzit duhet të paguajnë për artin që shikojnë a dëgjojnë. Ndryshe artistët nuk kanë si jetojnë. Problemi më i madh është që luftën nuk po e bëjnë artistët, sesa kompanitë e mëdha të distribucionit. Shumë pak nga ato para u shkon artistëve, pjesa tjetër shkon për të ushqyer një rrjet ndërkombëtar shumëkombëshesh që pasurohet nga arti i këtyre. Ata, nuk shpërndajnë art. Ata fabrikojnë shije dhe artin e kanë kthyer në industri super-fitimprurëse. Me një metaforë jo shumë të gjetur, sajtet e torrenteve janë si Robin Hudi, ua marrin të pasurve, për t’ua dhënë të varfërve.

Për fatin e vendeve jashtë bote si ne, robinhudë të tillë, dalin shpesh.

K.Cukali

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Z. Koloreto dua të citoj një shprehje të famshme! "1 bie, mijëra ngrihen!"....

Submitted by Pirati (not verified) on

Mos u trishto z.Cukali se nje bie po mijera ngrihen. Isohuntin e kam perdorur rralle po ama Gjirin e pirateve , Shqelma byth..ve, Fenopy , Torrentz.ru etj uje te zi u nxjerr. Ndeshjet e furbollit i shikoj tek " Atdheu". Jo per gje po c'ta dua internetin e shpejte po nuk shkarkova , apo per te lexuar deklaratat e politikaneve ne FB.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

I nderuar z. Cukali, me le pa fjale. Sipas teje cdo hajdut i vogel mund te justifikohet me faktin qe diku, dikur gjithmone ka nje hajdut me te madh dhe me te rrezikshem, madje edhe me te padrejte se ai vete. Cfare por thua mor Koloreto?

Submitted by coli (not verified) on

Daj Cen
Je duke mbeshtet "mos beni si bej une po beni si them une"
Te kam rresspektu per cka  ke shkrujt gjer me sot, po mos bej moralistin :)

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Coli, flm per respektin. Nuk po bej moralistin se as e kam zakon, as nuk me pelqen te shes dokrra. Puna eshte se mendoj se gjithsesi nje fare rregulli qofte dhe i keq eshte i nevojshem. Nqs inkurajohet publikisht shkelja e rregullit (qofte dhe te keq) atehere dihet ku fillon, por nuk dihet ku perfundon dhe kjo nuk ka te beje vetem me filmat dhe muziken. Nuk po e zgjas me sepse besoj me kupton. Shendet Coli!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.