Zbuloni këngëtaren që e trafikuan në moshën 7-vjeçare.Ajo rrëfen tmerret e jetës në ndarjen e çmimeve Grammy!

Postuar në 09 Shkurt, 2015 10:32

Tani është një këngëtare, tekstshkruajtëse, poete dhe aktiviste shumë e suksesshme por Brooke Axtell ka patur një jetë shumë të vështirë. Mbrëmjen e së djelës, gjatë ndarjes së çmimeve Grammy , ajo u ngjit në skenë për të treguar historinë dhe për t`i bërë thirrje vajzave me një jetë po aq të tmerrshme sa e saj.

 

Brooke Axtell thotë:’Për mua janë kujdesur shumë dado, por ai që nuk do të harroj kurrë ishte njëri prej tyre, i quajtur Xhim. Isha vetëm shtatë vjec kur ai më lidhi dhe më quajti një e përdalë. Më pas më dërgoi tek një mashkull tjetër i cili përdhunonte vajza të vogla dhe i filmonte për koleksionin e tij pornografik privat, e gjitha kjo ndodhi kur nëna ime ishte në spital, ndërsa babai udhëtonte për punë.’

 

Dhe sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, Brooke pas disa vitesh u përball me një djalë abuziv.Këngëtarja e suksesshme thotë:’Qëndrova për një vit me një djalë të mrekullueshëm, dhe magjepsës i cili më pas ndryshoi. Qendrova me të sepse mendoja që kishte nevojë, por gjërat u përkeqësuan. Ai abuzoi me mua dhe më tha se do të me vriste, në ate moment kuptova se duhej të arratisesha prej tij. Në dëshpërim e sipër i rrëfej historinë nënës sime, e cila nuk dinte asgjë as për dadon Xhim në moshën 7-vjecare. Gjeta force nga biseda me të.’

 

Dhe në përfundim Brooke i bëri thirrje të gjitha vajzave duke thëne:’Abuzimet nuk i ulin vlerat një njeriu. Nese ju jeni në një lidhje me dicke që nuk ju nderon dhe respekton dua që të dini se jeni femra shumë të vlefshme, dhe meritoni që dikush t’ju dojë. Ju lutem kërkoni për ndihmë, e do t’ju gjendemi pranë!’

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.