Rrëfimi i Vin Diesel teksa kujton mikun e tij Paul Walker.
Vdekja e Paul Walker ishte një ndër ngjarjet më tragjike që ndodhi vitin 2013, një fatkeqësi që ndikoi jo vetëm tek familja por edhe tek aktorët e filmit ‘Fast And Furious’.
Teksa kujtonte mikun e tij të ndjerë, Vin Diesel rrëfen:’Ky film eshte një burim dashurie. Mund të them se eshte një ndër filmat më të vështirë që më është dashur të realizoj sepse miqësitë që ju shihni aty janë të vërteta. Kur tragjedia ndodhi unë humba mikun tim, humba vëllain tim. Ju kërkoj me përulje të kujtoni që ne e kemi realizuar këtë film nga zemrat tona, dhe kjo është dhurata jone për ju, por mbi të gjitha ështe dhurata për vëllain tim që ndodhet në qiell.’/E.B
Add new comment