Nuk do ta besoni rolin në filmin e ri të Selena Gomez.
Selena Gomez përvecse një këngëtare është dhe një aktore e talentuar, madje karriera e saj nisi si një e tillë. Pasi pati një periudhë shkëputje nga aktrimi, Selena rikthehet me një rol të ri, që mund ta cilësojmë si një eksperiment.
Në filmat ku ka qenë protagoniste Selena zakonisht është një vajzë që shijon jetën, ose një vajzë e llastuar, ose shërbyesja që ëndërron të bëhet balerinë, por tani do ta shohim nën petkun e një nëne.
Krijuesja e hitit ‘A Year Without Rain’ vetëm 21-vjec, do të jetë një nënë e re e quajtur Lisa e cila do të përballet me gjithë vështirësitë e jetës me një foshnjë në krahë./E.B
Add new comment