Femra më seksi në botë tregon anën pozitive të personave që e urrejnë. (DETAJE)
Mjaftoi që të publikohej një video e saj, vijuar më pas me disa foto dhe rezultati është ky : Kate Upton u kthye në një nga femrat më popullore të botës. Modelja e njohur për trupin me forma, ka dhënë një intervistë për Marie Claire ku siguron se edhe ata që e urrejnë ndikojnë pozitivisht tek ajo, por si?
Ja cfarë thotë Kate Upton:’Sa here që has një pengesë ose kur dikush më thotë se nuk mund të bëj dicka , gjithnjë arrij një rezultat të kënaqshëm që më bën krenare për veten. Ata që më urrëjnë apo më nxjerrin pengesa janë një motivim shumë shumë i mire.’
E pyetur më pas se si ka reaguar familja e saj kur Kate Upton u shpall femra më seksi në botë, protagonistja në filmin ‘The Other Women’( përkrahë Cameron Diaz) pohon duke qeshr:’Prindërit e mi nisën menjëherë nga shakatë me këtë fakt. Ne dolëm një mbrëmje për dakrë, dhe më thane se ishin përpjekur të visheshin pak më mire se zakonisht duke qenë se tani vajza e tyre u shpall femra më seksi në botë, e duhej ta nderonin.’/E.B
Add new comment