Ja pra përse ende nuk janë ndarë Khloe Kardashian dhe Lamar Odom.
Dy vite më parë Khloe Kardashian nisi procedurat e divorcit, që ende nuk ka përfunduar dhe kjo për një arsye që e mësuam pak javë më parë: Khloe nuk ka dërguar të gjitha dokumentat e nevojshme sepse nuk dëshiron që të ndahet nga basketbollisti i skuadrës Lakers.
Ndërkohë që një burim shton së fundmi:’Të dy palët janë të mërzitura me njëra-tjetrën. Khloe dëshironte të divorcohej pasi zbuloi tradhëtinë e Lamar, ndërkohë që edhe ai ndihet i tradhëtuar nga ajo. Khloe i ka kërkuar Lamar që të ndryshojë përpara se të hedhin një tjetër hap të rëndësishëm, por ai ende nuk ka vepruar. Sidoqoftë si Khloe ashtu dhe Lamar ndjejnë për njëri-tjetrin. ’/E.B
Add new comment