Në Vëmendje
Filozofia e Sorosit dhe krisja e saj fatale
Poznani vulosi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
Samiti i Poznanit që u mbajt në Poloni javën e shkuar përveçse nuk prodhoi përfitime financiare për vendin tonë, në ndryshim nga shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor që morën investime, shtroi terrenin për ndarjen e procesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedonisë Veriore.
Farsa e hidhur ndaj Zaevit dhe palaçot e ndarjes së Kosovës
Nuk ka qenë edhe aq komike “farsa” që dy komedianët rusë i bënë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ky i fundit duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko ka zbardhur prapaskenën e gjithë diskutimit që po bëhet lidhur me idenë për korrigjimin e kufijve të shpallur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe mbështetur fuqimisht nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Zaev ky projekt është i nxitur nga Rusia me një konsensus që përfshin vende si Turqia.
Më poshtë biseda e zbardhur në shqip:
Shkodra kërkon ta qeverisin të huajt
Kryebashkiakja e Shkodrës kërkon që qyteti i saj të merret nën administrim nga një Komision Administrativ Europian. Në një letër drejtuar selive kryesore diplomatike në Tiranë ajo thotë se nuk do të njohë rezultatin e 30 qershorit dhe as komisiarin politik të emëruar nga kryeministri
Ngjit “përralla” e Mitsotakis, Tsipras kalon në opozitë
Nuk priteshin supriza në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, pasi konfigurimit të skenës politike në zgjedhjet europarlamentare të 26 Majit. “Përralla” e treguar nga kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ngjiti në pjesën më të madhe të elektoratit që duket se i ka dhënë votat për të qeverisur i vetëm.
Konsideratat e para mbi rezultatin e zgjedhjeve i japin konservatorëve të Demokracisë së Re 39-42% të votave ose 158 deputëtë, ndërsa Syrizas së kryeministrit Tsipras 31-33% ose 78-86 deputetë.
Imam Lauren Luli zgjidhet Myftiu i ri i Tiranës
Lauren Luli është që nga sot myftiu I ri i Tiranës. Prezantimi është bërë nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërië, Bujar Spahiu gjatë një takimi në selinë e komunitetit me imamët e xhamive të Tiranës.
Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.
KQZ-ja kreative refuzon hapjen e kutive
Përfaqësuesit socialistë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve hodhën poshtë një kërkesë të kryetarit Klement Zguri për hapjen e kutive dhe hetimin administrativ të shifrave që KQZ publikoi për zgjedhjet lokale.
Zguri bëri këtë parashtrim:
Kërkesa e Holandës, KE-ja mban në fuqi regjimin pa viza
Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Hollandës për të aktivizuar mekanizmin e pezuillimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Në vlerësimin e bërë Komisionit thuhet:
David Phillips për VOA: Keqardhje që SHBA lejoi shpërfytyrimin e demokracisë
Drejtori i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia në New York ka adresuar kritika ndaj qëndrimit që Shtetet e Bashkuara mbajëtn lidhur me zgjedhjet në Shqipëri.
Pas socialistëve, falenderim për policët e Ardi Veliut
Pas falenderimit për socialistët që paraqitën prezencën në votimet e 30 qershorit, të dytët që u lavdëruan nga kryeministri ishin policët e Ardi Veliut. Zoti Rama u shfaq i përulur për garancinë që mori nga policia në 30 qershr, duke i auajtur plan antikombëtar protestat e opozitës.
Ai tha se duke marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët.