Poznani vulosi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut
Samiti i Poznanit që u mbajt në Poloni javën e shkuar përveçse nuk prodhoi përfitime financiare për vendin tonë, në ndryshim nga shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor që morën investime, shtroi terrenin për ndarjen e procesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedonisë Veriore.
Giorgos Protopopas, analist për çështjet ndërkombëtare pranë Crisis Monitor shkruan për Huffingtonpost se samiti i Këshillit Evropian në qershor, ka kontribuar me vendosmëri në pjekjen e kushteve për diferencimin e dy vendeve, duke avantazhuar në këtë proces Maqedoninë e Veriut, si një shpërblim për kryeministrin Zoran Zaev dhe plotësimin prej tij të disa detyrimeve.
Nga ana tjetër, trazirat politike në Shqipëri dhe vonesa në reformën e drejtësisë si dhe hapat e pamjaftueshëm për të luftuar korrupsionin e kanë detyruar Berlinin dhe BE-në që të mbajë frenat për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, pavarësisht nga rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian .
Perspektiva e ndarjes së dy vendeve nga Ballkani Perëndimor, pritet të shkaktojë reagime në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama është nën presionin mbytës të opozitës për zvarritjen e hapjes e së negociatave të anëtarësimit. Kujtojmë që mes vendeve anëtare të BE-së në që vendosë në shtynë për në tetor vendimin hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Franca dhe Holanda kanë qenë skeptike dhe kundër dhënies së dritës jeshile për dy vendet.
Add new comment