Pas socialistëve, falenderim për policët e Ardi Veliut

Postuar në 02 Korrik, 2019 13:05

Pas falenderimit për socialistët që paraqitën prezencën në votimet e 30 qershorit, të dytët që u lavdëruan nga kryeministri ishin policët e Ardi Veliut. Zoti Rama u shfaq i përulur për garancinë që mori nga policia në 30 qershr, duke i auajtur plan antikombëtar protestat e opozitës.

Ai tha se duke marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët.

“Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të "tokës së xanun" me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike”- deklaroi Rama

Në takimin me policët kryeministri dha edhe shfaqjen e radhës duke i puthur dorën polices Ina Nuku, të cilën e dekoroi me yllin e mirënjohjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.