Në Vëmendje

Pas dekoderave falas, 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të TVSH-së. Ende i papërfunduar!

Postuar në 15 Nëntor, 2015 15:57

Qeveria shqiptare e quan fakt të kryer dixhitalizimin e rrjetit të transmetit të Televizionit Publik Shqiptar. Me këtë rast është zhvilluar edhe tenderi për mirëmbajtje rrjeti, ndërkohë që rrjeti nuk është përfunduar akoma. Kështu raporton “shqiptarja.com” sipas së cilës mirëmbatja kushton 8.8 milionë euro.

Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen e Linzës (Video)

Postuar në 15 Nëntor, 2015 11:43

Policia arrestoi Emiljano Tashon 29 vjeç, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e Enton Nikës në restorant Muraga pak ditë më parë. Këtij shtetasi gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, model 56 si dhe 45 fishekë luftarak model 54, dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishek luftarakë.

Manovra luftarake mbi vilën e Ramës në Surrel. Helikopterët për pak sa nuk u qëlluan nga garda

Postuar në 14 Nëntor, 2015 21:12

Tre helikopter të MInistrisë së Mbrojtjes, alarmuan mbrëmjen e së premtës Gardën e Republikës, efektivët e të cilës po ruanin vilën e kryeministrit në fshatin Surrel. Garda e Republikës ka instaluar mbi vilën e kryeministrit disa sensorë që dallojnë objeket në ajër, të njejtët sensor që janë vendosur edhe në institucionet e rëndësisë së veçantë. Pas alarmit të ndezur nga këto sensor, efektivët e Gardës së Republikës që po ruanin vilën e kryeministrit në Surrel, kanë pikasur disa drita të kuqe sipër shtëpisë së kryeministrit dhe një zhurmë që nuk ngjante si helika helikopteri.

Hipokrizia e një bote në solidaritet nga frika

Postuar në 14 Nëntor, 2015 13:58

BBC-ja njofton se disa prej godinave më të famshme në botë janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në shenjë solidariteti pas sulmeve në Paris. Sulmet janë një akt barbar dhe që duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe, por ndërkohë që Siria dhe Iraku kanë parë llahtarën e përditshme të ardhur nga doktrina e “eksportimit të demokracisë”, asnjë shenjë solidariteti nuk është dukur në Europën që sot qan Parisin.

Komentet e Assad për ngjarjet në Francë: Ajo që ndodhi në Paris po ndodh prej 5 vitesh në Siri

Postuar në 14 Nëntor, 2015 12:03

Një nga komentet që ka tërhequr më shumë vëmendjen për ngjarjet në Francë ishte ai i Presidentit të Sirisë Bashar Ala Assad. Teksa ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga aktet barbare të militantëve islamikë, presidenti i Sirisë ka deklaruar se ajo që ndodhi në Francë mbrëmjen e 13 Nëntorit po ndodh prej 5 vitesh në Siri. Agjencia "Armenpress" raporton se Assad i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me parlamentare francesë ku citohet të ketë thënë."Ajo që po ndodh në Siri për 5 vjet, ndodhi dje në Francë"-deklaroi Assad.

Shefi i repartit special “Shqiponja” u kërcënua me jetë nga pronari i basteve, Ervis Martinaj

Postuar në 13 Nëntor, 2015 16:52

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj, I akuzuari kryesor për vrasjen e Enton Nikës të mërkurën në Linzë ka kërcënuar me jetë shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj.

"Veliaj dhe LSI parking”, bllokim në rrugë ligjore vendimit të parkimeve me pagesë

Postuar në 13 Nëntor, 2015 11:10

Partia Demokratike do të bllokojë zbatimin e vendimit të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqsore për shkak se sipas saj akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore, dhe është bërë vetëm e vetëm për të vjedhur.
Pa shpjeguar se cilat janë nenet që shkelen, Partia Demokratike thotë se Agjencia Tirana Parking nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të Kryeqytetit.

Video/Një leksion për ata që pas "etikës" fshehin frikën nga Liria

Postuar në 12 Nëntor, 2015 21:08

Totozani: Qeveria të heqë dorë nga përpjekja për të heshtur kritikët e medias

Postuar në 12 Nëntor, 2015 11:54

Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga iniciativa ligjore, që e përfshin shpifjen si vepër penale të dënueshme me burg. Totozani i konsideron si të pamatura dhe të pastudiuara mirë ndryshimet kaq të shpeshta të Kodit Penal. Për këtë arsye sugjeron që Kodi Penal të shihet njëherë e mirë në gjithë tërësinë e tij dhe të mos pësojë ndryshime të cilat i përgjigjen çdo lloj situate të re që krijohet në vend.

Intervista/Hakerimi i faqeve te institucioneve nxjerr zbuluar qeverine

Postuar në 11 Nëntor, 2015 22:10

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje