Në Vëmendje
Lirohet zyrtari me trëndafil i akuzuar për përgjimet me "IMSI Cathcer"
Pas rikthimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki çako, Gjykata e Apelit ka liruar dy punonjësit e Policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj të akuzuar se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme pajisjen përgjuese ‘IMSI Cathcer’. Gjykata vendosi sot të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi, duke u dhënë mundësi atyre që të kthehen në punë.
Ligji për kamerat e sigurisë, paqartësi për ruajtjen dhe aksesin mbi të dhënat
Qeverisë i ka mbetur në dorë ligji për Masat Shtesë të Sigurisë, ose njohur ndryshe si ligji i kamerave. Por ai është bllokuar nga opozita dhe LSI-ja për arsye që nuk lidhen me shqetësimin real për potencialin e shkeljes së privatësisë përmes këtij ligji. Dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe të policisë, Arjan Dyrmishi dhe Arjan Hoxha, nënvizojnë në një dalje për "Tv Tema" ngarkesat që sjell ky ligj në formën ekzistuese, por edhe rreziqet e tij. P.sh nuk sqarohet administrimi i të dhënave, serveri që shërben rrjetin e kamerave si dhe aksesin në të.
Greqia rrit prezencën ushtarake në kufirin shqiptar, patrullime dhe kadetë të rinj në postat kufitare
Ushtria greke ka shtuar prezencën e saj në kufirin jugor të Shqipërisë pas 15 Qershorit. Një helikopter UH-1H Huey po kryen fluturime periodike në fshtarat kufitarë me Shqipërinë dhe siç raporton parapolitika.gr gjatë këtyre fluturimeve personeli ushtarak ka kryer takime edhe me banorë të zonave kufitare. Shtabi i Përgjithshëm ka sqaruar se patrullimet nga ajri bëhen për të rritur ndjenjën e sigurisë te banorët e fshtarave në kufi me Shqipërinë dhe se misioni i monitorimit do të vazhdojë përgjatë gjithë periudhës së verës.
Kjo është policia e shtetit apo banda e Arturo Uisë? (foto). Reagon Ministria e Brendshme
Altin Bamllari, pronar i restoranteve “Era” ka denoncuar policinë për dhunë pas ndalesës së të birit për një gjobë të papaguar të makinës. Denoncimi i biznesmenit është bërë në rrjetet sociale dhe është i shoqëruar me foto të dhunës në komisariat. “Sot në familjen time nuk kishte gjumë. Atë na e prishi policia. Dhe bashkë me gjumin kam frikë se na ka tronditur edhe arsyen.
Greva e të burgosurve të Drenovës në ditën e dytë, transferohen organizatorët
Greva e urisë e 150 të burgosurve të burgut të Drenovës ka hyrë në ditën e dytë. Të burgosurit, të cilët kanë refuzuar ushqimin prej së enjtes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë paraqitur probleme shëndetësore. Pjestarë të grevës së urisë i thanë Abc Neës se administrata e burgut të Drenovës po ushtron presion mbi të burgosurit që të ndërpresin grevën e urisë edhe pse kërkesat e grevistëve fokusohen tek mundësia e ndryshimeve të dispozitave të veccanta të Kodit Penal.
Pendohen mbështetësit e BREXIT, përflitet mundësia e një referendumi të dytë (Video)
"Nëse do më jepej edhe njëherë mundësia do votoja pro qëndrimit të Britanisë në BE. Nuk besoja se vota ime kundër do krijonte këtë situatë"- deklaroi një nga britanikët që mbështeti daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian. Para pak orësh votuan për ta nxjerrë Britaninë nga BE, por tani mbështetësit e "Leave" ndihen të shokuar me atë që ka ndodhur. Një britanik mbështetës i "BREXIT" i tha "BBC" se nuk besonte kurrë se vota e tij do sillte këtë rezultat.
Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje
Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”.
Ministrja kërkon falje: "E ndjej përgjegjësinë"
Pas kritikave të ditëve të fundit në lidhje me deklaratat të cilësuara si arrogante të Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla , në lidhje me dhunën në kopshtin Diren, kjo e fundit ka kërkuar falje nëpërmjet një statusi në Facebook. Nikolla shkruan se e ndjen përgjegjësinë por sqaron se denoncimi i të paligjshmes është detyrë e të gjithëve. Ndoshta ministra është aq e tronditur sa harron se denoncimi erdhi nga një media private përmes prindërve. Askush nuk trokiti në zyrën e saj për ndihmë.
Arrest me burg për Anjeza Shabanin
Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.