Lajme
Komisioni Europian prezanton më 5 shkurt metodologjinë e re për zgjerimin
Komisioni Europian pritet të prezantojë metodologjinë e re të zgjerimit më 5 shkurt. Të paktën këtë raporton media European Western Balkans që referon burime nga Parisi zyrtar dhe Brukseli. Prezantimi do të konsistojë në zbardhjen e draftit ndërkohë që për të marrë formën përfundimtare do të duhet të marrë konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.
Maxhoranca pezullon paketën antishpifje
Kuvendi ka tërhequr sot nga votimi projektligjin për mediat audiovizive. Shkak është bërë shqyrtimi që po i bën këtij projektligji Komisioni i Venecias. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Balla tha se Komisioni i Venecias do ta diskutojë këtë paketë me procedurë të përshpejtuar më 21 mars.
Ai la të hapur mundësinë e reflektimit në ligj të propozimeve, nëse Komisioni i Venecias do të ketë të tilla lidhur me këtë paketë ligjore.
Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi i Kinës. Shumica në moshën 65-80 vjeç
Shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga koronavirusi në Kinë kanë njohur rritje këto 24 orët e fundit. Raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 7 711, ndërkohë që janë 12 168 raste të tjera të dyshuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 170 dhe sipas ekspertëve kinezë kulmi i infeksionit do të jetë pas 10 ditësh, të infektuarit më të shumtë do të diagnostikohen në prill ose maj për të vazhduar me trajtim në muajt qershor – korrik.
BBC-ja njofton shkurtimin e 450 vendeve të punës: Të lëvizim drejt dixhitales
Rrjeti britanik BBC njofton shkurtimin e 450 vende pune që përfshin emisione si Two’s Newsnight, BBC Radio 5 Live dhe World Update. Vendimi në fjalë vjen pak pasi u njoftua mbyllja e programit Two’s Victoria Derbyshire dhe sipas kreut të ri të departamentit të lajmeve, Fran Unsworth:
Spekullimet në media: Në Afganistan është vrarë, Michael D'Andrea, Soleimani i CIA-s
Në avionin e forcave ajrore amerikane të rrëzuar pak ditë më parë në provincën Ghazni në Afganistan mendohet se ka qenë edhe shefi i shërbimit inteligjent të SHBA-ve, seksioni i CIA-s në Iran, Michael D’Andrea. Media në Lindjen e Mesme citojnë burime të shërbimeve sekrete ruse sipas të cilave ishte D’Andrea që orkestroi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe po sipas këtyre burimeve avioni në fjalë, i tipit E 11A shërbente si komandë e lëvizshme për D’Andrean.
Kryeministri në rolin e korrespondentit nga Brukseli: Negociatat të kushtëzuara nga debati në BE
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot me një videomesazh nga Brukseli për të informuar opinionin publik shqiptar për takimin e tij me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von der Lyen. Planet e paraqitura duket sikur janë vetëfilmuar me celular me krah çka e vendos kryeministrin në pozitën e një korrespondenti nga Brukseli duke bërë kështu edhe vendimmarrësin, por edhe gazetarin.
Akuza e opozitarit rus Navalny: Kryeministri i ri i Rusisë ka pasuri 45 mln $. Ka deklaruar vetëm 3.4 milionë
Një ndër përfaqësuesit kryesorë të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka akuzuar kryeministrin e ri të Rusisë, Mikhail Mishutsin se zotëron një pasuri prej 45 milionë dollarësh në pasuri të patundshme. Sipas Navalny-t kryeministri rus ka tetë apartamete, shtëpi dhe pasuri të tjera nën emrin e bashkëshortes së vet, dy djemve dhe motrës së tij.
Mishustin e di mirë si të gjithë se nga këndvështrimi i tatimorit ky quhet “transaksion i rremë kriminal”. Korrupsion klasik
është shprehur Navalny.
Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kapur sërish titujt kryesorë me propozimin e një plani të ri për paqen izraelito-palestineze. Plani ka përmbajtje të shkurtër në pikat kryesore që parashikojnë krijimin e dy shteteve, kryeqytet të Palestinës Jeruzalemin Lindor në varësi të aftësisë së palëstinezëve për vetëqeverisje. Sipas këtij plani harta do të përpilohet nga një komitet i posaçëm, ndërkohë që për sigurinë e Izraelit kërkohet angazhim i qartë dhe garanci të plota.
Korrigjon Taulant Balla: 1.2 miliardë euro për bashkëpunimin rajonal, jo Minishengenin
Shefit i flet goja para mendjes, vartësi bën korrigjimin. Sidomos kur vartësi rastis të quhet Taulant Balla. Ky është rasti me të ashtuquajturin project të Minishengenit, të cilin z. Rama po përpiqet ta mbrojë nga…Vetja. Nga të pavërtetat me të cilin e infektoi.
Studimi/Modeli aktual i depozitimit të mbetjeve bërthamore është i pasigurtë
Një grup kërkuesish nga Qendra Shtetërore për Ecurinë dhe Projektimin e Formave të depozitimit dhe Kontenierëve për Mbetjeve Bërthamore në Ohio të SHBA, kanë dalë në përfundimin se modeli aktual i menaxhimit të këtyre mbetjeve nuk është i sigurtë. Kërkimet e publikuara në revistën “Nature Materials” tregon se korrozioni i materialeve që përdoren për depozitimin e mbetjeve bërthamore përshpejtohet për shkak të ndryshimeve kimike të mbetjeve dhe mëny