Kryeministri në rolin e korrespondentit nga Brukseli: Negociatat të kushtëzuara nga debati në BE
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot me një videomesazh nga Brukseli për të informuar opinionin publik shqiptar për takimin e tij me kreun e Komisionit Europian, Ursula Von der Lyen. Planet e paraqitura duket sikur janë vetëfilmuar me celular me krah çka e vendos kryeministrin në pozitën e një korrespondenti nga Brukseli duke bërë kështu edhe vendimmarrësin, por edhe gazetarin.
Stand up i kryeministrit ka zgjatur pesë minuta dhe në të është përshkruar ecuria e takimeve, shpresa për konferencën e donatorëve, ku siç tha kryeministri nuk pritet të mbulohet e gjithë fatura si dhe hapja e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Zoti Rama ka folur për një strategji të zonjës von der Lyen për zgjerimin.
Z. Rama ka përsëritur se klima në Europë përcakton aktualisht edhe fatin e negociatave, pasi BE-ja po debaton për të ardhmen e vet.
Zoti Rama nuk ka sqaruar shumë mbi atë që ka lobuar, kërkuar për negociatat, teksa ka zbardhur faktin se takimi me komisioneren ka zgjatur dy orë e 30 minuta.
Comments
Edi rama
Ksaj rralle me sukses
Add new comment