Foto e Ditës

Ngatërron stërvitjen me pushtimin e ishullit

Postuar në 31 Maj, 2016 18:04

Një banor në ishullin Kamsholmen të Finlandës, Bjarne Winberg, është ngatërruar keq dhe ka marrë një stërvitje të forcave ushtarake finlandeze me një pushtim. Ai ka njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërkohë që lajmi është komplikuar nga deklarimet kontradiktore. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, deklaroi se forcat ushtarake nuk duhet të zbarkonin aty për stërvitje, ndërkohë që burime të tjera thonë se thjesht u harrua që të njoftoheshin banorët e ishullit. 

 

Japonia në alarm - në pritje të lëshimit të raketave balistike nga Korea e Veriut

Postuar në 30 Maj, 2016 15:59

Tortë në fytyrën e deputetes gjermane. Shkak qëndrimi kundër imigrantëve

Postuar në 29 Maj, 2016 13:48

Sahra Wagenknecht, një drejtuese e partisë së ekstremit të majtë në Gjermani, Linke, është qëlluar me tortë në fytyrë gjatë një takimi në Magdeburg. Ajo ka marrë qëndrime kundër imigrantëve dhe për pasojë pakënaqësitë nuk kanë munguar. 

La syzet në dysheme, njerëzit i morën për “vepër arti”

Postuar në 28 Maj, 2016 18:42

Ka ndodhur në Muzeun e Arteve Moderne në San Françisco. Një 17 vjeçar la syzet në dysheme dhe vizitorët i interpretuan si art. “Njerëzit nisën t’i shikonin, mbanin një distancë sigurie nga “vepra e artit” dhe disa prej tyre bënin fotografi”, raporton “Independent”. Më tej ironia: “Adoleshenti e postoi në tëitter këtë moment më 24 maj dhe tashmë ka marrë 45 mijë shpërndarje, duke e bërë kështu vetë ngjarjen një lloj arti modern në vetvete”, shton gazeta britanike. Pra është mirë që të gëzohemi kur vërtet na pëlqen ajo që shohim, e jo se kështu dukemi modernë.

Presidenti i parë amerikan në Hiroshima, pas bombës atomike

Postuar në 27 Maj, 2016 14:03

Në garë për Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 26 Maj, 2016 23:04

Trump i ka tashmë votat për t'u nominuar nga Partia Republikane. 

Armë nga vende të BE-së për Egjiptin, pavarësisht embargos

Postuar në 25 Maj, 2016 21:23

Amnesty International deklaron se 12 vende të BE-së, unioni që nuk lodhet së bëri moral, kanë shmangur embargon për Egjiptin dhe i kanë shitur këtij 6.77 miliardë dollarë armë vetëm për vitin 2014.

Inva Mula dhe kryeministri serb, Alexander Vucic, në selinë e qeverisë në Beograd

Postuar në 24 Maj, 2016 20:33

Sopranoja shqiptare Inva Mula do të interpretojë për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Beogradit, më 25 maj dhe në datën 24, ndërsa para koncertit.
Mula do të jetë në rolin e Mimit në operan “La Boheme” të Puçinit si e ftuar speciale. Performanca e saj është në kuadër të Protokollit të nënshkruar së fundmi për bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar në Beograd dhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Vuçiç pret në Beograd sopranon Inva Mula para koncertit në Beograd

Postuar në 24 Maj, 2016 19:30

SHBA heq embargon e armëve ndaj Vietnamit, Omaba-Tran Dai Quang bien dakord

Postuar në 23 Maj, 2016 12:00

Pages

Subscribe to RSS - Foto e Ditës