Ekonomi
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë - Serbi, unike në Europë
Marrëveshja e Serbisë me Kinën për Tregti të Lirë, është cilësuar nga ministri përkatës. Tomislav Momiroviç si më e rëndësishmja në dekada. Sipas tij, tarifat për mallrat serbe do të jenë më të ulëta në masën 10, 45 apo deri edhe 60%.
Do të jetë unike në Europë. Prodhuesit tanë, të vegjël dhe tregtarët do të kenë një mundësi në këtë treg, që po rritet fuqishëm…Kjo është një mundësi e pabesueshme, do të doja që njerëzit të përfshiheshin sepse mund të gjenerojë rroga dhe pensione më të larta
Lojërat e fatit, grekët luajtën 22.7 miliardë euro në 8 muaj
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit përgjatë tetë muajve të 2023. Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Helen i Lojërave (EEP), të cilave u referohet Kathimerini, lojtarët humbën 1.7 miliardë euro në një periudhë tetëmujore.
Turqia zgjat kufizimin e eksporteve të vajit të ullirit
Turqia do të zgjasë përtej tre muajve të parashikuar fillimisht ndalimin e eksportit të vajit të ullirit. Prodhuesit njoftuan se kërkesa është në rënie dhe paralajmëruan rritje të çmimit për vajin e prodhuar këtë sezon. Kufizimi nuk prek eksportin e vajit të ambalazhuar dhe të paketuar, por lidhet vetëm me vajin e ullirit me shumicë dhe me fuçitë. Vitin e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për ullinjtë dhe vajin e prodhuar në Turqi.
E ardhmja e energjisë elektrike të Evropës është te interkonjeksioni
Tranzicioni i energjisë elektrike në Evropë është përshpejtuar. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e paneleve diellore dhe turbinave me erë. Sekreti është te funksionimi optimal i infrastrukturës së rrjetit. Kjo do të përcaktojë nëse dhe si Evropa i arrin objektivat e saj të sektorit të energjisë dhe sa kosto-efikas është ky proces. Ndërlidhësit - kabllot ndërkufitare, të tensionit të lartë që lidhin rrjetet kombëtare të energjisë elektrike - dhe rregullat e përbashkëta të tregut së bashku krijojnë tregun e integruar evropian të energjisë elektrike.
Ryanair sfidon Europën: Zero shanse të reduktohen fluturimet
Ryanair nuk ndihet e sfiduar nga planet e Europës për t’i dhënë më shumë përparësi transportit hekurudhor. Franca është deri më tani i vetmi vend në Evropë që ka propozuar ndalimin e fluturimeve të brendshme, kur distancat janë të shkurtra dhe ka një alternativë të mirë hekurudhore. Ideja ka gjetur mbështetje edhe në Austri, Belgjikë dhe Spanjë.
“Na pranoni në Shengen, t’ju hapim rubinetat e gazit”
Kundërshtimi i Austrisë për pranimin e Rumanisë në zonën Shengen është implikuar në ndërtimin e një gazsjellësi. Neptun Deep, një fushë gazi në brigjet e Rumanisë, pritet të pompojë 10 miliardë metra kub gaz në vit që nga viti 2027. Pronare e një pjese të fushës së gazit është kompania austriake energjetike OMV.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, ka lënë të kuptohet se qeveria nuk do të kalojë një ligj që lidhet me gazsjellësin nëse Austria nuk heq veton për pranimin e vendit të tij në Shengen.
Tregu nuk është zgjidhje për çdo gjë
Pabarazia është fjala kyç e të ardhmes së afërt të kapitalizmit. I cili për shumëkënd ka mbërritur në fundin e vet ashtu siç është njohur.
Europa bëhet energjetikisht e vetëmjaftueshme brenda 1 dekade
Sipas një studimi të ri, Evropa mund të heqë dorë nga karburantet fosile dhe të krijojë një sektor energjie të vetëqëndrueshëm duke shpenzuar rreth 2 trilionë euro (2.1 trilion dollarë) në diell, erë dhe burime të tjera rigjeneruese deri në vitin 2040.
Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën
Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Aeroportit të Rinasit për taksitë
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj Tirana International Airport SHPK dhe kompanisë Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit.