Vora në kutinë e fundit, 2 vota më shumë nga votues. Kutia shkon në KQZ, në total kryeson Ismaili me 130 vota para

Një garë kokë më kokë në Vorë, mes kandidatit të LSI Luan Sallaku dhe atij të opozitës së djathtë Fiqiri Ismaili. Në kutinë e fundit që po numërohej, rezultuan dy fletë votimi më tepër sesa numri i votuesve, ndaj dhe kutia do të dërgohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Deri në atë çast, Ismaili kryeson ndaj Sallakut me 130 vota përpara. Në Vorë përqindja e votimit ishte nga më të lartat, me mbi 60% pjesemarrje, por nuk kanë munguar tensionet mes palëve, që janë përpjekur t’i shuajnë deputetët Astrit Patozi i PD-së dhe Luan Rama i LSI-së. Në kutinë e fundit, LSI ishte 13 vota përpara. a.k
Add new comment