Videolajm/"Their Royal Heilnesses", mbretëresha Elisabeth duke përshëndetur në mënyrë naziste në vitin 1933

Mbretëresha Elisabeth është filmuar duke përshëndetur me mënyrën naziste në vitin 1933. Lajmi është bërë publik nga tabloidi "The Sun" që shkruan se filmimi është bërë ose në vitin 1933 ose në vitin 1934. Në këtë video Elisabeth është vetëm 7 vjeç dhe aty ndodhet edhe ai që më pas do të bëhej mbreti Eduard III. “The Sun” shkruan se filmi është mbajtur i fshehtë për 8 dekada, duke zbuluar kështu se idetë raciste nuk lidhen vetëm me Gjermaninë e Hitlerit, element ky domethënës edhe për Europën që jetojmë sot.
Add new comment