Steve Jobs dorëhiqet si presidenti i Apple
Bashkëthemeluesi i Apple do të largohet nga pozicioni i presidentit të gjigandit të teknologjisë dhe do të zëvendësohet nga Shefi i Operacioneve Tim Cook. Jobs, 56 vjeç, tha se pas nje transplanti mëlçie ai nuk mund ti kryejë dot detyrat e kërkuara nga posti i presidentit të kompanisë, por do të mbetet shefi i bordit të Apple. Në një letër të shkurtër drejtuar bordit të kompanisë ai shkruan se “ Ju kam thënë gjithmonë se nëse do të vinte një ditë kur unë nuk do të përmbushja dot detyrat si kreu ekzekutiv i Apple, ju do të ishit të parët të cilëve do t’jua bëja të ditur. Fatkeqësisht kjo ditë ka ardhur dhe për këtë arsye unë jap dorëheqjen. Unë besoj se ditët e ndritura dhe më inovative për Apple shtrihen para nesh. Dhe unë pres me padurim të kontriboj në suksesin e saj në një detyrë të re.
Analistët thonë se dorëheqja nuk ishte e papritur, ndaj nuk pritet të ketë ndikim në operacionet afatshkurtëra të kompanisë. Ne fakt Tim Cook ka qënë në rolin e kreut ekzekutiv që prej 17 janarit, kur Jobs mori leje mjeksore, dhe kompania përsëri ka njohur sukses. Sipas analistëve suksesi i Apple do të jetë i padiskutueshem me futjen e produkteve të reja në treg.
Add new comment