Stefan Fule fillon aventurën një ditore shqiptare, që paralajmërohet nga një artikull i tij

Komisioneri i BE-së, Stefan Fule ka mbërritur në Tiranë, dhe ka filluar takimet me personalitetet politike e shtetërore të Tiranës. Por përpara se të mbërrinte ai vetë, ka mbërritur një artikull i tij, i cili është publikuar nga të gjitha të përditshmet e rëndësishme të vendit. Titulli është i njëjtë kudo: Viti 2012, mundësi europiane për Shqipërinë. Artikulli, si çdo artikull që ka për synim inkurajimin, është i mërzitshëm. Flet për një klimë të ndryshme në politikën shqiptare, por po aty kërkon që Presidenti të zgjidhet në përputhje me frymën e kushtetutës (vini re: frymën, e jo gërmën), që të jepen prova në luftën kundër korrupsionit, që procedura gjyqësore lidhur me 21 janarin të jetë e besueshme, e pa ndërhyrje politike.
Me këto nënvizime të fundit, ia vlen të paguash koston e mërzisë në një artikull.
E.G.
Add new comment