"Shkallët pozitive" , aktiviteti më i fundit në Tiranë

Postuar në 24 Maj, 2013 15:31

Ky ishte aktiviteti i 10 i UMP, i mbushur plot ngjyra. Ky aktivitet u zgjodh të zhvillohej në një vend publik shumë të bukur ku shumë njerëz e frekuentojnë nga nevoja dhe disa të tjerë nga kënaqësia. E zgjodhën këtë vend sepse dëshirojnë të shfrytëzojnë natyrën dhe vendet falas që ofron qyteti jonë ashtu siç shfrytëzohen në ç'do qytet tjetër europian që kemi parë. Shpesh herë kur kemi vizituar qytete të europës kemi vënë re që të rinjtë preferonin të merrnin pije me vete dhe të rrinin tek shkallët e ndonje monumenti apo ndërtese publike dhe jo në kafet dhe baret e qytetit të tyre. Tek ato shkallë ata ndjehen më të lirë, bëjnë performanca të ndryshme dhe njohin miq të rinj. Pse jo kjo të mos ndodhë edhe këtu? Pse jo të rinjtë të bëjnë chechk in edhe tek shkallët e Sheshit nënë Tereza, apo tek parku rinia, galeria e arteve, pedonalia, Sheshi Skënderbej apo edhe shkallët e Nënës Shqipëri. Meqënëse këto vende e kryejnë funksionin e tyre kështu sic janë, dhe të rinjtë e Tiranës vazhdojnë bëjnë check in për vite me rradhë vetëm tek Club apo Baret më të mirë të Tiranës .Disa të rinj  gjetën disa shkallë dhe një ambient shumë të bukur të cilin e pastruandhe e mbushëm me ngjyra duke i hapur edhe një vendndodhje në Facebook për ti bërë chekck in.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.