Shame on you, Ma’am! - T’ju vijë turp Zonjë!

Postuar në 20 Gusht, 2011 12:07

by Alfred Kola

In an interview for Top Channel, the largest TV station in Albania, Ms. Rohtraut Skatche-Depich, the president of Decometal Austria, the parent company of the concessionary firm, ACR, said that “the miners’ hunger strike was wrong and illegitimate”. Then she went on chastising the labor union as the real evil in a capitalist system and the "uzurpers" of their own mine. Of course, the Lady could never ever pronounce these words in her homeland Austria, for, then, the consequences would be very dramatic for her. But here, in this Central Africa-like country of ours, located in the heart of Europe, this Lady had no trouble at all doing that. She didn’t even bother to choose the words she used to describe her standpoint on ACR’s future relations to the concession in Bulqiza. She stated that “They (ACR) will not leave the mines” like she was talking about a yacht under her proprietorship moored somewhere off the Austrian coastline (it’s a joke). And do you know why? Because they” have invested 30 million Euros in the mine”, an amount that would have transformed the old, 18th-century-looking mine into a modern facility. I am not saying that the investment was never made; I am just saying it never reached the mine. I might have been used for a “better cause” in some real estate or tourist resort in the Alps or at the Ionian shores. If Decometal is a publicly traded company, the stockholders better check with the management to find out where the money went.

Well, Lady, you call the union evil, but not the Austrian one, because you know its power; you know they can rock your boat until it sinks and you go down with it; your company goes bankrupt and you go to the court. As a woman, you at least should have shown more compassion to the sufferings of those wretched miners you insulted today on national television. I don’t think that all Austrian women are so unsympathetic and uncompassionate, because I have known a Vienna woman once, and she was the most kind-hearted, passionate and most supportive woman I have ever met. So, with all due respect for your age, position and womanhood, I have only four words to say to you “Shame On You Ma’am!” for all you have said and done in Albania with the lives of those undaunted  miners.

 

Në një intervistë për Televizionin Top Channel, Zonja Rohtraut Skatche-Depich presidentja e Decometal Austria që ka nën zotërim kompaninë koncesionare, ACR, tha se “greva e minatorëve është e gabuar dhe e paligjshme”. Pastaj ajo ju vërsul sindikatës duke e quajtur atë të keqen më të madhe në një sistem kapitalist dhe “uzurpatorë” të minierës së tyre. Sigurisht zonja nuk do të guxonte kurrën e kurrës të shqiptonte këto fjalë në atdheun e saj Austri, sepse pasojat do të ishin tepër dramatike për të. Por këtu, në këtë vendin tonë afrikano-qëndror, mu në zemër të Evropës, kjo Zonjë nuk pati problemin më të vogël ta bënte këtë. Ajo as që u përpoq të zgjidhte fjalët për të përshkruar planet e ardhme të ACR-së në lidhje me koncesionin në Bulqizë. Ajo deklaroi se “ata (ACR) nuk do ta lënë koncensionin e Bulqizës”, sikur të fliste për një jaht në pronësi të saj, të ankoruar diku në vijën bregdetarë austriakë (!?)(shaka). Dhe e dini përse? Sepse ata “kanë investuar 30 milionë Euro në minierë!!!”, një shumë që do ta kishte transformuar minierën e vjetër, që duket si e shekullit të 18-të, në një vend burim modern minerar. Unë nuk them se investimi nuk është bërë; unë them thjesht që ai nuk arriti në minierë, por mund të jetë përdorur për një “kauzë më të mirë”, në ndonjë pronë apo pikë turistike në Alpe apo buzë Jonit. Nëse Decometal ështe kompani aksionere që tregëtohet në bursë, do të ishte mirë që aksionerët e saj të kërkonin llogari se ku shkuan paratë.

Ju, Zonjë, e quani sindikatën gjë të ligë, por jo atë austriake sepse Ju e njihni fuqinë e tyre. Ju e dini që ata mund të trondisin nga themelet Ju dhe kompaninë tuaj dhe ta bëjnë atë drejtohet falimentimit dhe ju gjykatës. Si grua, Ju duhet të kishit treguar më shumë mbështetje për vuajtjet e atyre minatorëve të vrarë nga jeta dhe puna e rëndë, ndërsa ju i fyet në televizion kombëtar. Nuk ma do mendja që të gjitha gratë austriake të jenë kaq të pandjeshme dhe kaq të vrazhda, sepse kam njohur një vjeneze dikur, e cila ishte gruaja më zemërmirë, më e ndjeshme dhe më  pasionante që unë kam parë ndonjëherë. Prandaj, me gjithë respektin që kam për moshën, pozicionin dhe gjininë tuaj, kam vetëm katër fjalë për t;ju thënë: “Turp të keni Zonjë!” për gjithçka që keni thënë e bërë në Shqipëri me jetët e atyre minatorëve të guximshëm.

Comments

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

Keshtu i do mushka drute.
Shame on you, Ma'am.
(Shej-mo-nju, me-em)

Submitted by Grigor (not verified) on

Mendoj se qendrimi i saj nuk eshte korrekt nga ana etike. Por si biznesmene kapitaliste ajo eshte korrekte. Pse eshte korrekte? Sepse cdo kapitalist synon qe me minimumin e investimit te nxjerrre maksimumin e fitimit. Keshtu ketu ajo ka gjetur nje rast te arte. Edhe pse nuk realizoi planin e investimit, ministri Ruli duke marre kopetencat e parlamentit, me bekimin e atij pa te cilin dhe miza nuk fluturon ne kete vend, ja zgjati kontraten pa asnje penalizim per shkelje te pikave koncensionare. Dhe politikane qe per perfitimin e tyre jane gati te shesin Bulqize, Shqiperi, nene, moter e c'te kene. Ne duhet ti kerkojme llogari pse ajo erdhi ketu, pa mendjen tone dhe na vuri festen, apo atyre qe thuhet se zgjidhen nga votat tona. Ne teori, pasi ne praktike dihet si zhvillohen votimet, paguhen nga parate tona per te punuar ne interes tone!!! Gje qe nuk e kane bere asnjehere. Ne rradhe te pare hesappet i kemi me keta babezi. Pasi te rrezojme ata por dhe menyren perverse te qeverisjes. Kur te instalojme nje qeverisje te pergjegjshme atehere surrogato si puna e kesaj shemtires nuk do duken me. As per te na ofenduar ne televizione, as per te na grabitur pasurite tona diten per diell nen mbrojtjen e shkopinjve te policise se shtetit te tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

ore, pas kesaj fshihet Grossruk, miku i Berishes.

Submitted by Doni (not verified) on

Ajo duket si motra e Grossrukut. Apo ndonje gje tjeter....

Submitted by Ani (not verified) on

kjo zonje eshte interesuar vetem per para pa i kushtuar asnje vemendje halleve te minatoreve. Kjo eshte kriminale!

Submitted by John (not verified) on

If this Lady's company is behaving so unethically why doesn't the Albanian government accuse it of breach of contract?

Submitted by Anonim (not verified) on

Mire e ke ti John, por qeveria ketu eshte vete perfshire.

Submitted by Bruno (not verified) on

Kjo zonje bashke me manaxherin e ACR i jane versulur sindikates si perbindesha. Uroj qe minatoret te rezistojne, por edhe ne duhet te behemi me te ndergjegjshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.