Shakira edhe përse shtatëzanë nuk lë pas dore donacionet bamirëse

Postuar në 19 Janar, 2015 11:49

Jo vetëm një këngëtare e talentuar por edhe një nga personat me zemrën më të madhe. Shakira së fundmi ka bërë disa donacione për fëmijët në mbarë botën, madje në bazë të deklaratës së saj të fundit kuptohet se krijuesja e hitit 'Waka Waka' është prekur nga varfëria e fëmijëve sidomos tani që ështe nënë. Ajo tha:"Tani që unë dhe Gerard do të mirëpresim fëmijën tonë të dytë, dua të ndihmojmë edhe të tjerët në mbarë globin, të kontriburojmë sado pak në zgjidhjen e ushqimit të pakët, të varfrit kanë nevojë të mbijetojnë."

 

Ndërkohë që këngëtarja tregon dhe një tjetër dëshirë që ka në formën e një thirrje për prindërit e tjerë:"Gjithashtu ne duam që edhe prindërit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Le të ndihmojnë edhe me anë të rrjeteve sociale, personat e njohur nuk janë të vetmit që kanë influencë."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.