Riçard Hollbruke "ndalon" në Fier. Asnjë përfaqësues nga ambasada e SHBA...!
Para se të lerë edhe zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut të Fierit që e mbajti për 3 mandate, Baftjar Zeqo vendosi të bëjë edhe një inaugurim të fundit. Me iniciativë të një shoqate joqeveritare dhe me mbështetjen e Bashkisë së Fierit në një nga sheshet në dalje të Fierit u vu busti i ish-diplomatit amerikan Riçard Hollbruke. Vendosja e bustit u vu me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast organizatorët kishin ftuar edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, por asnjë zyrtar i kësaj selie diplomatike nuk ishte i pranishëm, pasi sipas bashkisë në 4 korrik të gjithë ikin në Amerikë dhe ceremonia e vendosjes së bustit duhet të ishte bërë më shpejt.
l.m
Add new comment