Reagojnë prindërit e të ndaluarit për trafik droge, Ermal Hoxha: “Arrestimi synon diskreditimin e Enver Hoxhës”

Postuar në 15 Janar, 2015 04:35

Ilir dhe Teuta Hoxha, prindërit e 39 vjeçarit Ermal Hoxha, i arrestuar mbrëmë në kuadër të arrestimeve për trafik droge në Elbasan, ka ë reaguar sot përmes një deklarate. “Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.
Nuk ёshtё hera e parё qё kjo gjё i ndodh familjes sonё. Para katёr vjetёsh policia donte tё implikonte djalin tjetёr tonin, duke e akuzuar si pjesёmarrёs nё njё konflikt me armё, kur ai nё kohёn qё kishte ndodhur incidenti, ishte bashkё me ne, prindёrit e tij dhe me 30 tё ftuar tё tjerё nё njё festё familjare. Po kёshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qё del njoftimi nё media me burim nga Prokuroria, qё ёshtё zёnё me drogё dhe me njё shumё tё madhe parash nё njё makinё foristradё tё zezё, nё afёrsi tё Elbasanit. Nё njё kohё, qё Ermali ndodhej nё Durrёs nё shtёpinё e prindёrve tё gruas. I njejti skenar, pёr ta inkriminuar. Dhe pritej qё diҫka tё ndodhte, kur Enver Hoxha nё kёtё 70-vjetor tё Ҫlirimit, u anatemua nga tё gjitha forcat politike, tё djathta dhe tё majta.
Egёrsisht e quajtёn monstёr dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografitё ia ndaluan me dhunё shtetёrore. Edhe kjo qё ndodhi dje, ёshtё nё vazhdёn e persekutimit qё i bёhet familjes sё tij. Tani qё nipёrit e tij, janё bёrё madhorё, persekutimi po bie mbi ta.
Urojmё qё drejtёsia tё veprojё e pavarur nga segmentet e politikёs”, thuhet në deklaratë.
http://www.balkanweb.com/site/arrestimi-i-nipit-te-diktatori...
s.z

Comments

Submitted by Tarabosh Liqeni (not verified) on

<p>Nuk eshte rasti qe po diskretitohet Enver krimineli nga bemat e felliqura te nipit te tij, Ermalit, pasi ai qe me pare &nbsp;ne gjallerine e tij pat qene vetdiskretituar nga vepra e &nbsp;tij e poshter dhe &nbsp;gjakatare ndaj te gjithe shqiptareve pa perjashtim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.