Prokurori speciale në vartësi të qeverisë?

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 08:19

Jo prokurori në vartësi të qeverisë, por as prokurori me pavarësi absolute. Duket se qeveria Rama do të ndryshojë formulën e funksionimit të isntitucioneve që janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin. Kordinatori kombëtar për luftën ndaj Korrupsioni, njeherësh ministri I Shtetit, Bledar Çuçi, zgjodhi emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, për të shpjeguar projektin më të ri e qeverisë. Përballë një paneli me gazetërt Artur Nura, Edison Kurani dhe Gerti Shella, Çuçi deklaroi se për afro një vit do ti lihet kohë institucioneve ligjzbatuese si Porkuroria, gjykatat, SHISH dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. “Nëse lufta ndaj korrupsionit e këtyre institucioneve nuk do të ketë rezultatet e pritshme, në project është ngritja e një isntitucioni të posacëm me prokurorë dhe hetues të miratuar në parlamernt dhe që do varen nga kryemisntri për të bërë të mundur luftën reale ndaj korrupsionit”. Çuçi shtoi se ky është një model që e aplikon Kroacia dhe duke qenë se Kroacia bëri hapa galopante për në BE pikërisht duke luftuar korrupsionin në këtë mënyrë, ka gjasa që kjo formuilë të aplikohet edhe në Shqipëri. Nëse do të realizohet kjo, lufta ndaj korrupsionit një Shqipëri vërtetë do të marrë dimensione të tjera që nga viti 1990. Në emisonin DEBATI NE CHANNEL ONE, gazetari Roland Qafoku publikoi një listë me 50 dosje të politikanëve të denoncuar, hetuar dhe arrestuar që nga viti 1990 e deri më sot. Në këtë listë janë dy kryeministra që janë dënuar për korrupsion, Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti, por edhe këta të dy kanë marrë pafajësi dhe janë dëmshpërblyer. Ng ana ajetër nga 1990 deri më sot nuk ka asnjë ministër të arrestuar për korrupsion ndërkohë që janë arrestuar, tre zëvendësministra. Të gjitha denoncimet  e tjera janë pushuar nga prokuroria. Ky është rasti më flagrant në historinë e Evropës Lindore pas rrëzimit të komunizmit që një shtet si Shqipëria ka niveli të ulët të luftës ndaj korrupsionit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>Po gjykate speciale prane Lindes dhe Rames? Po burg special ne bodrumet e kryeministrise?</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Ne cdo vend demokratik (me perjashtim te Kroacise me sa na thote Cuci) pavaresia e prokurorise apo e sistemit te drejtesise ne pergjithesi shihet si nje &quot;must&quot;,&nbsp; vetem Edi Rama me shoket e LSI-se ne ato megalomanine e tyre&nbsp; kane kurajon te shkojne kunder te gjitheve e te bejne si i do koka. Kuptohet perse i erdhen nje lume kritikash per kete reforme qe deformon sistemin e drejtesise. Paska nxjerre Bledi Cucin me na mbushe mendjen ashtu si Bushati qe na garantoi per marrjen e statusit por u pergenjeshtrua nga Holanda.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Tamam! Ne fillim Prokurori Speciale, pastaj Gjyqet e Popullit, pastaj Kooperativat Bujqesore, pastaj shtetezimi i bizneseve dhe sekuestrimi i pasurive, pastaj tufezimi, mesimi me detyrim i ml ne shkolla dhe format e edukimit ml, pastaj talloni, pastaj levizja studentore, dhe kjo quhet me ardhe verdalle si kali ne leme...........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.