Presidenti Topi i bën jehonë gjestit të Presidentëve të vendeve të BE-së: bojkoton Janukoviçin

Presidentët e Gjermanisë, Austrisë, Italisë, Kroacisë, Estonisë, Slovenisë, Bulgarisë, Republikës çeke, etj, kanë njoftuar se nuk do të jenë në summit-in e Europës Qendrore e Juglindore në Kiev më 11-12 maj. Dhe ky gjest, me siguri i koordinuar, është bërë për t’i dhënë një sinjal presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, i cili mban të burgosur prej kohësh, dhe keqtrajton, kundërshtaren e vet politike, Julia Timoshenko. Ky summit u mbajt vjet në Poloni, dhe aty morën pjesë 20 krerë shtetesh të rëndësishëm, përfshirë dhe Barack Obama-n. Ndërsa këtë vit, Janukoviçi ka rrezik të mbetet ligsht. Përveç kësaj, presioni në rritje po i bën organizatorët e kampionatit Europian që do të luhet në Ukrainë të kërkojnë zgjidhje të tjera “ndëshkuese”; ende nuk është marrë ndonjë vendim (nuk është e lehtë), por aluzionet e bëra mjaftojnë për ta bërë situatën e Janukoviçit të vështirë.
Në këtë kuadër, erdhi sot dhe vendimi i Presidentit tonë, Bamir Topi. “Po them në mënyrë të qartë që do të bojkotoj këtë takim, [por më duhet të nënvizoj] se ky bojkot nuk bëhet ndaj vlerave të summit-it të Presidentëve, po ndaj vendit mikpritës: jo ndaj Ukrainës, si vend, por pikërisht ndaj standardit të demokracisë”, u shpreh ai.
Me siguri është një vendim i marrë në bashkëpunim me aktorët e tjerë. Më saktë, nën sugjerimin e këtyre të fundit.
E.G.
Comments
presidenti nuk ka folur
<p>presidenti nuk ka folur asnjeher per dhunen vrasjet ndaj shqiptareve si ne rajon apo dhe me gjer ,,presidenti muk ka folur asnjeher per dhunen si fizike apo psikologjike qe qeveria ushtron ndaj shtetasve ,,presidenti nuk ka bojkotuar asnjeher qeverin e tij per cdo akt te dhunshen qe ajo kryen por del i pari ne mbrotje te te tjereve ...PRESIDENTI TOPI ne rradh te pare te flas dhe te mbroj te drejtat e qytetareve te tij ku skelen dhe mohonen....</p>
Per majmunlleqe jane te
<p>Per majmunlleqe jane te vetmit politikanet shqiptare!</p>
Add new comment