Parlamenti grek miraton paketën e propozuar nga EuroGrupi. 32 deputetë të Syriza, kundër. Mediat publikojnë një dokument sekret të FMN-së që flet për zgjatje të pagesës në 60 vjet

Postuar në 15 Korrik, 2015 22:42

Parlamenti grek ka miratuar në orët e para të mëngjesit paketën e propoziar nga Eurogrupi. Me 229 vota pro, 64 kundër dhe 6 abstenime, propozimet europiane që përfshijnë rritje taksash dhe rritje të moshës së pensionit, ka kaluar. Nga partia qeverisëse, votuan kundër 32 deputetë, përfshirë ish-ministrin e Financave, Yanis Varoufakis. Kryeministri Alexis Tsipras, deklaroi se ai nuk beson te kjo paketë, por kërkoi votën pro, pasi përndryshe mbetet “shkatërrimi dhe falimentimi i Greqisë”. Me sa duket kanë qenë partitë e tjera ato që i kanë dhënë Tsipras mundësinë për të çuar përpara marrëveshjen, por duke bërë të pasigurtë fatin e tij politik. Paralelisht me seancën, protestuesit në sheshin “Sintagma” kanë kundërshtuar propozimet, por duket se edhe kësaj radhe Tsiprasi i kthyer në linjë 180 gradë, është treguar po aq i vendosur për të mbrojtur ato që kundërshtonte deri dje. Nuk është e qartë se çfarë do të prodhojë kjo situatë, aq më tepër kur në media po qarkullon një dokument sekret i përpiluar nga FMN, sipas të cilit Duhet një lehtësim i borxhit të Greqisë dhe një zgjatje afati deri në 60 vjet. Nuk dihet se për cilën arsye Greqisë iu vu kufiri kohor, por një arsye mbetet gjithsesi se lëshimi në rastin e Greqisë mund të krijonte reaksion zinxhir.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.