Përpara nesh tregon siguri por si ishte në të vërtetë Kim Kardashian. Mikja e fëmijërisë tregon sekretet e tyre.
Mikja e ngushtë e fëmijërisë së Kim Kardashian ka dhënë një intervistë ku shpjegon me hollësi se Kim nuk ka qenë dikur ajo që të gjithë njohim sot. Pavarëisht se tani është kthyer në frymëzimin e shumë vajzave, dikur ajo ka patur çrregullim ushqimor dhe jo vetëm. Që në moshën 13-vjecare Kim ka nisur që të mbajë dietë, për më tepër Nikki thotë:’Ishim 13-vjec kur filluam që të shqetësoheshim së tepërmi për veten. Filluam të vendosnim make up madje nisëm edhe dietë.’
Por ekstremi për dy vajza aq të vogla vjen më pas. Ato kanë mbajtur dietat e grave mbi moshën 30 vjecare, të cilat janë të rënda dhe shumë të dëmshme për fëmijë. Nikki shton:’Kemi mbajtur shumë dieta të yjeve të Hollywood na pëlqente kjo gjë, u bëmë të fiksuara pas një trupi të dobët. Zakonisht ushqeheshim sipas dietës Atkins dhe South Beatch.’ Nikki 32-vjec thotë se fatmirësisht pas disa vitesh Kim e kaloi periudhën e vështirë me çrregullimin ushqimor. /E.B
Add new comment