Një tjetër rast incesti i tipit Frizl trondit Austrinë

Policia austriake ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka mbajtur të burgosura dy vajzat e tij dhe ka abuzuar seksualisht me to në shtëpinë e tij ne fshat për më shumë se 40 vjet, që prej 1970 deri në maj 2011. Burri, tani në moshë 80 vjeçare, i mohon akuzat për abuzim seksual, të cilat mendohet se kanë filluar kur njëra nga vajzat ishte 12 vjeçe ndërsa tjetra katër.
Policia bën të ditur së rasti u raportua në maj kur njëra nga vajzat u largua nga vendi ku mbahej mbyllur pasi goditi të atin i cili u perpoq ta përdhunonte. Vajzat tani në moshë 53 dhe 45 vjeçe raportohet së vuajnë nga sëmundje mendore si “defiçence mentale” e të tjera.
Një rast i ri i tipit Josef Frizl, i cili po vuan dënim më burg të përjetshëm, sepse mbylli në qilar vajzën e tij dhe e përdhunoi atë për 24 vjet me radhë dhe pati me të shtatë fëmijë, e ka shokuar Austrinë dhe mbarë botën. Në rastin e ri nuk raportohen fëmijë nga viktimat e abuzimeve. Emrat e tyre dhe të babait abuzues nuk bëhen të ditura.
A. Kola
Add new comment