Ngjela shpreh bindjen se Basha “hodhi PD-në në humnerë”: Nuk ringrihet për 15 vjet, duhet drejtues i ri
Spartak Ngjela ka komentuar situatën e Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve lokale. Avokat Ngjela ka pohuar se PD është në krizë të rëndë drejtimi, duke shtuar se Basha e çoi partinë më të madhe të opozitës në humnerë. “Sot” shkruan se Ngjela ka dhënë alarmin se PD ka nevojë për ridrejtim, pasi me këtë përqindje votash që mori në 21 qershor, nuk do të vijë në pushtet për 15 vjet. “Partia Demokratike ka nevojë për ridrejtim. PD ka qenë përballë kësaj fatkeqësie. Kjo parti është një makinë që Berisha e shkatërroi nga rrotat dhe frenat, ndërsa Basha është shofer që nuk di t’i japë makinës, të cilën e hodhi në humnerë! PD nuk ka drejtimin e duhur, dhe kjo është arsyeja pse e majta është forcuar. Demokracia është votë! Ku i kanë votat këta? Me këtë përqindje votash, PD nuk vjen për 15 vjet në pushte”, u shpreh Ngjela. Ai ka pohuar se një tjetër arsye e humbjes së PD në 21 qershor është politizimi i zgjedhjeve lokale. Ngjela bën përgjegjës kryesor Lulzim Bashën, i cili sipas tij, nuk kishte program dhe u përpoq të politizonte procesin zgjedhor. Ai tha se Basha u tregua naiv dhe kjo i shkaktoi humbjen sërish PD.
Add new comment