Ndahet Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo
Një nga ciftet më të njohura në botë, Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo i kanë dhënë fund lidhjes pesë vjecare për arsye të paditura, por burimet nuk kanë humbur rastin që të tregojnë versionet e tyre. Më i përhapuri është se kjo ndodhi për shkak të nënës së fituesit të topit të artë për here të tretë. Informatori pohon:”Duke qenë se Cristiano kaloi Krishtlindjet në Dubai pranë Irinës atëherë ai vendosi që të organizonte një festë surprizë në nder të ditëlindjes së nënës, por Irina nuk pranoi që të merrte pjesë sepse asnjëherë nuk ka patur marrëdhënie të mira me të dhe me motrat e tij.”
Ndërkohë që përfaqësuesi i modeles ruse siguron se kjo nuk është e vërtetë, familja e Cristianos nuk ka qenë shkaku dhe Irina ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me të. Për momentin ai shton se Irina nuk mund të zbulojë asgjë tjetër.
Add new comment