Ndërhyrja në fasadën e kryeministrisë, Lubonja: "Deliri i një njeriu që kërkon vëmendje dhe të dëshmojë se është më i rëndësishëm se historia"(video)
Fatos Lubonja është treguar i ashpër në Agon Channel duke komentuar ndryshimet që kryeministri Rama i ka bërë selisë së kryeministrisë me nismën e vet personale dhe pa pyetur as këshilltarët e tij më të afërt për trashëgiminë. Për Lubonjën vendosja e strehësh dhe ndërhyrjet që i janë bërë kryeministrisë nga Rama janë treguesi i gjendjes së tij mendore. “Për mua është i sëmurë. Ai thotë: mos shikoni historinë që ka kjo godinë, por më shikoni mua. Aty tani futet një gjë komplet moderne që krijon kakofoni me ndërhyrjet e tjera. Se po të hysh brenda ka bërë një masakër edhe më të madhe”. Lubonja madje ka hedhur poshtë edhe zërat se ai po i bëri këto ndryshime për ardhjen e kancelares Merkel. Ai e ka quajtur nismën e Ramës për të shkatërruar një godinë historike si delirin e një njeriu që ka nevojë për vëmendje dhe që kërkon të dëshmojë se është më i rëndësishëm se historia.
Comments
per te folur per fiqire duhet
<p>per te folur per fiqire duhet qe te kesh vete fiqir...</p>
Add new comment