Mund ta quani Snoop Dogg gjysh! Rreperi i uron mirëseardhjen në botë nipit të parë. (FOTO)

Postuar në 15 Janar, 2015 06:24

Rreperi legjendar Snoop Dogg është bërë për here të parë gjysh dhe këtë lajm kaq të gëzueshëm për të e ka ndarë me miliona ndjekësit që numëron në rrjetin social Instagram. Djali më i madh i artistit Corde Broadus dhe bashkëshortja e tij Jessica Kyzer e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur Zion.  Pranë fotos së postuar në Instagram, Snoop Dogg shkruan:”Zion, këtu ka shumë dashuri që po pret për ty nipi im i dashur.”

                                                    

Ndërkohë që janë dhënë edhe prova të tjera se i vogli Zion është mëse i mirëpritur në familjen e tyre. Në një tjetër foto shfaqet bashkëshortja e Snoop Dogg, Shante Taylor e cila mban në krahë nipin e ëmbël. Edhe kjo e fundit thotë se është gjyshja më krenare në botë. Kujtojmë se Snoop Dogg ëstë babai i tre fëmijëve, 20-vjeçarit Corde (që u bë prind së fundmi), 17-vjeçares Cordell dhe 15-vjeçarit Cori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.