Merkel vlerësoi Beogradin për gadishmërinë që bën të mundur kompromisin me Prishtinën
Pas Tiranës, Beogradi ishte ndalesa e dyte e turneut te kancelares gjermane Merkel, ne Ballkanin Perëndimor. Ne aeroportin e kryeqytetit serb e priti kryeministri Aleksandër Vuçiç. Përpara Pallatit te Drejtësisë u zhvillua ceremonia shtetërore, ku u luajtën dy himnet kombëtare. Me pas, takimi mes saj dhe shefit te qeverise serbe, i pasuar nga një konference për shtyp. Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ishte çështja kryesore e bisedimeve, ku kancelarja vlerësoi gatishmërinë e Beogradit për të bërë kompromis me Prishtinën. “Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën gjate bisedimeve dhe kjo duhet marre parasysh kur te vendoset hapja e disa kapitujve ne procesin e anëtarësimit. Serbia mund te mbështetet tek Berlini. Vitet e shkuara nuk ka qene kështu, por sot situata ka ndryshuar dhe ne do te japim nje vleresim pozitiv gjate diskutimeve brenda BE”. Merkel kujtoi edhe kontaktet mes krerëve te qeverive shqiptare e serbe, qe nuk ishin te mundura vite me pare. Kjo sipas saj duhet te vazhdoje, pasi progresi është domethënës. Vuçiç vlerësoi bashkëpunimin me Gjermaninë si partnere shume e rëndësishme. “Diskutuam çështjet e stabilitetit rajonal, paqes dhe pajtimit. Vlerësoj kancelaren Merkel per kontributin e saj për paqen dhe marrëdhëniet e mira ne Ballkan, si nje grua qe ka qene lojtarja kyce ne stabilizimin e situatës ne rajon. Marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike janë shume te mira dhe Serbia mbështetet tek Gjermania. Nuk kërkojmë para, as bamirësi, por te na ndihmoje ne dije”.
Add new comment