"Mallkimi" që i ndjek turistët çekë në Alpet shqiptare, 6 raste që përfunduan në tragjedi
“Një sy i shpejtë në arkivin time me nxori para sysh këto ngjarje, por kujtesa më thotë se janë dhe te paktën dy ngjarje të tjera që nuk i kam me detaje”. Kështu shkruan në "Gazeta Shqiptare" gazetari investigativ Artan Hoxha mbi ngjarjet e kobshme që kanë prekur ndër vite turistët çekë në Shqipëri.
15 shtator 2001 Theth - Zhduken pa lënë gjurmë tre studentet cek Mihal Pavelka 23 vjeç, Jan Pavelka 22 vjec, të dy vëllezër dhe Lenka Tuckova 23 vjeç. Dyshohet se janë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur për të mos u gjetur kurrë. Policia ka vendosur 100 mijë dollarë shpërblim për atë që ndihmon në zbulimin e krimit osé kufomave. Ndërsa qeveria Ceke ka vendosur 500 mije euro shperblim.
29 korrik 2011 Mali Korabit - Katër barinj shqiptarë në moshe të re grabisin, dhunojnë dhe tentojnë të përdhunojnë një grup turistësh çek. Viktime e sulmit janë katër turistet cek, Jakub Rudy, Radka Domcikova, Jan Kraut dhe Tereza Domcikova. Katër të rinjtë u kapën dhe u dënuan me nga 3.2 vite burg dhe 1.8 vite burg.
7 korrik 2013 Mali Jezerces - Pavel Prazak, mbetet i plagosur pasi rreshket në një shteg mali dhe gjendet nga helikopteri i repartit ushtarak të Farkës 24 orë me pas. Turisti çek udhëtonte me një grup bashkeatdhetaresh kur u plagos. Ai u transportua në Spitalin Ushtarak për te marre ndihmën mjekësore me helikopter.
1 qershor 2014 Syri i Kalter, NderlyseTheth - Humb jetën pasi bie në gremine turisti çek, David Polach, 44 vjeç. Viktima bashkë me dy persona te tjerë po shkonte ne nje shteg mali për ne ujëvarën e Syrit te Kalter pranë Nderlyses kur ra nga një lartësi e madhe.
8 maj 2015 Prekal - Një çift turistesh çek qe po lundronin me kanoe ne lumin Kir u rrëmbyen nga rrjedha e lumit, duke humbur jetën shtetasi çek Adam Baron, 26 vjeç nga Ostrava. Gruaja e tij 25 vjeçare mbijetoi. Trupi i viktimës u gjet ne ujerat e lumit Kir një dite me pas nga trupat RENEA.
3 korrik 2015 Ura Shtrenjtit, Prekal - Dy turiste çek qëllohen dhe vriten me breshëri automatiku ndërsa udhëtonin me fuoristraden e tyre përgjatë luginës se lumit Kir nga persona të panjohur. Viktimat jane Mihal Zvatos 27 vjeç dhe Ana Kosinova 36 vjeç.
Comments
Sipas kesaj na del qe ceket e
<p>Sipas kesaj na del qe ceket e kane fajin vete, pse kane kaq shume qef te vijne ne Shqiperi. Pse nuk ndodhe me polaket, sllovaket, hungarezet, e aq me pak me serbet? Cudi!</p>
Keta jane viktime e
Keta jane viktime e shpelloreve kanibale qe, sado besojne ne kryq, perseri te vrasin naten dhe te qajne diten. Mjere kush shkel ne veri te ketij shteti ku njerezit me bisht flasin per bese e kanun por bese nuk kane. Rrokat, Frrokat, Mhillat e Nduet ""krenaria" e ketij shteti.
Add new comment