M. Nano i përgjigjet Robespierit

Postuar në 05 Shtator, 2011 08:13

Dikush, me emrin virtual Robespieri, ka bërë një goxha shënim poshtë shkrimit tim “Klima e frikës dhe sundimi i familjes”, dhe këtë shënim e mbyll me fjalët: "mendimin që kam unë për ty e ka dhe shumica e shqiptarëve, e për këtë arsye nuk të ndjek kush mbrapa". Ka një ngatërresë tek ky nënvizim, e nuk merret vesh pse. Të më ndjekin mbrapa? Unë nuk dua që t’më ndjekin, zotëri; unë dua t’më lexojnë. E përderisa më lexojnë edhe Robespierët, s’duhet të qahem.

Diku gjatë shënimit, ai më vërsulet mua pse them “rreth 30 të vrarë në Gërdec”, e nuk them “26”, a thua se unë jam kompani funerale, apo gjendje civile, që duhet të bëj heqjen e të vdekurve nga lista e të gjallëve. E nëpërmjet “këtij largimi prej realitetit”, unë dëshmokam se nuk ndjej dhembje për ata fatkeqë. Hej Robespier, unë nuk i kam rënë ndonjëherë gjoksit se ndjej dhembje; nuk kam ecur ndonjëherë kësaj ane; edhe sikur të ndjej dhembje, nuk kam pse ta demonstroj; dhembjen e kanë merak ta demonstrojnë veç vrasësit me qëllim që të largojnë dyshimet nga vetja; përveç kësaj, unë jam gazetar, nuk jam prift; dhe si gazetar qëllon që ndjej më pak dhembje e më shumë neveri. Këtë të fundit po, që e ndjej. Dhe e demonstroj. Dhe dua që të tjerët ta vënë re.

Comments

Submitted by Gladiola (not verified) on

Jam kurioze te di nga je ispiruar per nickun z. Robespier: ndihesh revolucionar ne shpirt apo eshte emri i ndonje yogurt qershie te skaduar qe fale rritjes ekonomike te tejskajshme, e gjen te servirur tek kjoska poshte shpise (ne krah te tubacioneve te demtuara te ujrave te zeza)? Duke qene se ndien nevojen te ndjekesh dike me sy mbyllur (di vetem qe s'eshte M. Nano po s'dua te bej asnje hipoteze mbi ke larg qofte mund te jete) ... te lutem te me tregosh permbajtjen kalorike te yougurtit se kam vendos te mbaj veten e te ndihem europiane (ose si te shoh, azerbajxhanase) edhe une. Flm! G

Submitted by Irma (not verified) on

Ti Gladiola c'pate??!! Si mund ti kunderpergjigjesh dickaje me ofendime qe vetem truri jot di te bej lidhjen! Debati ka nevoje per lac e tulla qe te ngjite e te kuptojme dicka! Mesohu te besh debat dhe ne nje debat konstruktiv ku behet mes nje teme dhe kunderpergjigje po te asaj teme! Debatet banale shqiptarce behen mes ofendime individesh!

Qe numri ka rendesi ka, edhe pse vrasja quhet vrasje! Ligjerisht 1-2-3-4 apo 5 bejne diferencen! Gjths nuk e kuptoj irritimin e Robespierit, sepse te thuash RRETH 30 nuk e hedh poshte te qenurit 26

Submitted by Gladiola (not verified) on

Une s'pretendoj te gjej konfirmim nga te gjithe ne komentet qe bej...po ama ti paske dicka per t'ju kritikuar te gjitheve! Me vjen vertete keq qe s'e ngjiza dot ca llac ne gjendje te ngjise dhe ne trurin tend po mos u nxeh se s'e bera qellimisht ;)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.