M. Nano i përgjigjet mialeksi-t

Postuar në 11 Gusht, 2011 08:03

Mialeksi ka lexuar artikullin me titull “Fox News nën dhundrën e Roger Ailes-it”, dhe duket që i ka mbetur në mendje përfundimi: "Televizioni i tij [Fox News] është si ai [Roger Ailes]: paranojak, i terrorizuar nga armiqtë, intolerant, fanatik, frikë-mbjellës, partizan. Rezultati i këtij televizioni është budallallespja e shikuesve..." Dhe pyet: “Si mund të jetë edhe TV i tillë, edhe më i shikuari?”

Unë mendoj se nuk kemi të bëjmë me ndonjë kontradiktë në këtë mes. Është një dukuri e njohur në botë. Madje, është një problem, tanimë, për të cilin është shkruar e stërshkruar. Shikuesit shkojnë pas programeve televizive të lehta e të shkujdesura. Ose pas televizioneve të natyrës komerciale, që i bien pas audience-ës, e nuk e krijojnë apo kondicionojnë atë. Pyetjes suaj unë po i përgjigjem me një pyetje: Si e shpjegoni që programet më të ndjekura televizive në botën e sotme janë janë të ashtuquajturit Reality Show, mes të cilëve bie në sy Big Brother?

Nëse doni një përgjigje më “filozofike”, më duhet t’ju them, se shumica nuk ka domosdoshmërisht të drejtë. Shpesh është pakica që ka të drejtën me vete. Shumë shpesh. Ndërsa kur bëhet fjalë për cilësinë e programeve televizive, kam frikë se pakica ka gjithmonë të drejtë.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

faleminderit i dashur Mustafa. Me pelqen shume perfundimi: "Shpesh është pakica që ka të drejtën me vete. Shumë shpesh. Ndërsa kur bëhet fjalë për cilësinë e programeve televizive, kam frikë se pakica ka gjithmonë të drejtë"..
Keshtu eshte, nuk e luan topi

Submitted by mialeksi (not verified) on

Eshtë e vërtetë ajo që shkruani për Londrën. Vandalizmi dhe hajdutllëku ka plasur sheshit atje, por çfarë ndodh? Policia nuk vret asnjë qytetar, pavarësisht atyre veprimeve që bëjnë. Kurse në 21 janar në Tiranë Sali Berisha vrau me paramendim dhe gjakftohtësi 4 shqiptarë, 4 baballarë, 4 burra, 4 prej nesh. Nuk vodhën e nuk vranë. Ishin të qetë, ishin të heshtur. Në 21 janar vrau 4 dhe masakroi qindra të tjerë. Në zgjedhjet e fundit na vodhi nderin, na vodhi identitetin, na vodhi votën. Mesazhi që Sali Berisha, ky burrë i lig dhe i vogël po i jep popullit, është i qartë: Ose pranoni që ligji jam unë, ose ju vras si në 21 janar. Dikush në një letër këtu te Shekulli e quajti këtë një “kontratë gjaku”. E tillë është: Një kontratë gjaku nga e cila populli nuk ka frikë, por opozita me sa duket, po.
Thonë që Edi Rama ka shkuar me pushime. A i kini parë ato fotot e protestuesve në Tel Aviv? Ata flenë jashtë. Nuk shkojnë me pushime, madje nuk kthehen as në shtëpi. Nuk protestojnë “me turne” as me “takohemi nga shtatori”. As ngujohen në greva urie para diktatorit që qesh dhe u thotë: “Do t’ju bëj një funeral madhështor”. Jo! Ata nuk i qahen kërrkujt! Ata flenë mbi barrikada. Ata ja marrin shpirtin, ja shkurtojnë ditët së keqes. Sepse janë në të drejtën e tyre. Sepse janë të bindur në të drejtën e tyre. Me forcë zemre dhe me guxim nuk shkulen e nuk dorëzohen derisa e drejta të vihet në vend.
Po këtu? Edi Rama dëshiron të pushojë. Sa do të donin edhe ato minatoret të pushonin. Por nuk pushojnë, paçka se janë pa ngrënë. Edi ndihet i lodhur. Le të pushojë. Se fundja mundesitë për të pushuar i ka. Tek e fundit Rama edhe po nuk e mundi Saliun jeta për atë vazhdon se e ka në terezi. Edhe sikur të largohet fare nga politika. Po populli me njëmijë e një halle? Me lakun në fyt dhe me pezmin e madh të vjedhjes, vrasjes dhe padrejtësisë në zemër? Duhet të presi sa të mbarojë pushimet Edi që të protestojë? Unë them JO. Unë them që thika ka vajtur në palcë. Unë them që të kërcasë revolta qofte edhe pa asnjë politikan në krye. Revolta e e së drejtës mbi të gabuarën, e së mirës mbi të keqen, e qytetarit mbi barbarin, nuk mund të presë e as mund të shkojë me pushime. Ne nuk duam “reforma” e as “dialog”. Reforma që mbajnë në politikë vrasësit dhe hajdutët le ti bëjnë ën vendet e tyre ata që i propozojnë. Ne nuk duam përmbysjen e së keqes dhe të vazhdojmë të durojmë këtë të keqe “në opozitë”. Ne duam përmbysjen e së keqes dhe dërgimin e saj zvarrë atje ku e ka vendin. NË BURG! Ne duam zvarritjen e saj atje ku po shkojnë (për shumë më pak gjë se bëmat shqiptare), shumë kryeministra të tjerë. Ivo Sanader, Timoshenko etj kanë qenë burra e gra kryeministra shumë më të mirë se Sali Berisha. Popullin e tyre nuk e kanë vrarë me plumba në bulevarde kryeqytetesh. I kanë cuar popujt e tyre ne shkallë të reja mirëqenie dhe integrimi. E megjithatë janë sot në burg. Janë në burg sepse kanë gabuar. Kanë vjedhur. Atje e kanë vendin. Po tek ne? A thua të pikur nga qielli e kemi këtë vrasës që na kërcënon dhe poshtëron përditë? Përse u dashka ta mbajmë në shpinë këtë legen psikopat?
Bisha mund të mposhti e të lodhi Edin por nuk mund të mposhti e të lodhi një popull. Le të zgërdhihen ndyrësirat e veshura me kostume politikanësh dhe rrugaçët që majmin dhe mbajnë me vete. Ne të tjerët, ja të vdesim ja të rrojmë në liri. Kështu është thënë jetë e mot! Kështu do thuhet edhe sot! Sepse edhe sot, si dikur, e vetmja gjë që na ka ngelur është një qëllim fisnik dhe një zemër trime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.