M. Nano i përgjigjet Alban-it

Postuar në 18 Shtator, 2011 11:53

Në një koment të tijin në fund të shkrimit “Rama merr nishan Nishanin, dhe bën një pohim mbi 21 janarin”, dikush me emrin virtual Alban thotë fillimisht se “konsideratat personale për Ministrin nga Edi [Rama] mua m’u dukën të drejta dhe të sinqerta”, dhe nënvizon më pas se “dihet që edhe Edi Rama ka kaluar vetë eksperienca të tilla jetësore”.

Në fakt Alban, unë thjesht ia lejoj vetes të bëj pak ironi me bindjen që demonstron Rama se sëmundja e ka tjetërsuar pozitivisht Bujar Nishanin. Unë besoj se Rama nuk beson që sëmundja ka ndikuar për mirë tek Nishani, e prandaj them, se “Rama ia përmend në mënyrë finoke [sëmundjen] si një gjë që e ka fisnikëruar”. E kam gabim unë? Ndoshta. E nëse është kështu, më duhet të them se unë e shoh ndryshe këtë punë, dhe se Bujar Nishani duket të jetë ashtu si ka qenë, si shumë të tjerë në atë lagje, një instrument në duart e Berishës. Dhe etikën korrekte në komunikimin publik e ka pasur me kohë e me vakt. Sëmundja (për të cilën personalisht nuk kam ditur gjë) s’i ka sjellë ndonjë ndryshim, as për mirë, as për keq. Ndërsa ai vetë ka bërë shumë mirë që e ka mundur sëmundjen. Këtë e them sinqerisht.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Ne rradhe te pare, Ju falenderoj Z. Nano qe nepermjet reagimit tuaj i jepni vlere dhe fjales sime.

Por sic theksoni dhe Ju vete ne kemi thjesht mendime te kunderta mbi nje teme qe nuk na

lejon te flasim me siguri por vecse te spekulojme. Pikerisht per kete nuk ja vlen te zgjatesh.

Por duhet te dini se nderhyrja ime ishte fare parimore: nese dikush na pershendet ne rruge

me 'miredita' nuk mendoj se na lejohet te shprehim dyshime - ne mungese te cdo fakti tjeter-

mbi sinqeritetin e qellimeve te tjetrit. Per kete arsye dyshimet tona te brendshme (qe mund te jene

thellesisht subjektive) duhet te mbeten te tilla per sa kohe nuk kemi mundesi ti bazojme mbi fakte.

Dhe pergjigjja me korrekte ndaj pershendtjes se tjetrit duhet te jete 'miredita'.

flm Muc klm.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.