Lewis Hamilton ‘ndihet në presion’ kur bëhet fjalë për martesën me Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger është fotografuar pranë partnerit të saj Lewis Hamilton vetëm pak kohë pas intervistës që kampioni i Formula një dha lidhur me martesën. Si gjithnjë luku i Nicole nuk la aspak për të dëshiruar, dhe ata dukeshin më të bashkuar se kurrë, ndonëse Lewis pranoi se ndjen presion lidhur me temën e martesës.
Ai tha :”Të jem i sinqertë po ndihem në presion më së shumti nga pjesëtarët e familjes. Por unë dhe Nicole jemi të fokusuar tërësisht tek puna, jemi të lumtur kështu sic jemi. Sidoqoftë martesa do të jetë për ne”. Ndërsa Lewis edhe këtë vit do të qëndrojë përkrahë të dashures së tij për të festuar Krishtlindjet. ‘Kemi diskutuar lidhur me Krishtlindjet’ vazhdoi Hamilton ‘duke qenë se kemi gjithcka që kemi dashur dhe ëndërruar prej kohësh , kemi rënë dakord që t`i blejmë njëri- tjetrit dhurata të vogla, por të çuditshme dhe argëtuese.’
Kutjojmë se Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger ndajnë një romance prej 7 vitesh, megjthatë edhe ata kanë patur disa shkëputje. Në vitin 2010 janë ndarë dy herë, një herë në 2011, deri në 2013. Ndërsa këtë vit që po lëmë pas nuk janë përfolur të kenë patur ndonjë problem të tillë.
Add new comment