"Kur unë them “po” është “po”. Edhe Berisha kështu e ka. Basha të gënjen edhe për orën”. Po Ai tjetri...?

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, foli sot për mundësinë e bojkotit të votave socialiste në zonat ku kandidatët ishin propozuar nga LSI. Madje për në Pogradec ai foli për pazar. Ky është leksioni i radhës që Ilir Meta po merr nga partneriteti me PS-në dhe Edi Ramën. Me këtë rast, të kujtojmë atë që tha Meta në shfaqjen e fundit në “Opinion”: “Pasuria ime më e madhe është që kur unë tjem “po” është “po”. Kështu e kishte edhe Berisha. Kurse Basha të gënjen edhe për orën”. Ndoshta Meta mund të sqarojë kureshtjen e publikut, sesi qëndron përcaktimi i tij për Edi Ramën, meqenëse tani pati një rast interesant për ta njohur më mirë?
s.z
Comments
Ndryshe nga PD dhe LSI ku
Ndryshe nga PD dhe LSI ku elektorati ne baze i rri shume kompakt lidershipit te Partise, tek PS ka tre grupime te medhaja te renditur sipas madhesise: 1- besniket 2-demokratet 3- inatcinjte (interesaxhinjte).</p><p>Edhe sikur personalisht tua kerkoje Rama voten per LSI-ne ketyre dy grupeve te fundit, nje pjese e mire e tyre nuk ja japin KURRE voten LSI-se sepse nuk e honepsin dot ne nivel personal. Ca sepse mendojne si demokrate te vertete dhe ca se nuk u del inati qe dikur i ka heq nga puna.</p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">LSI eshte si punae Luis Figos, qe Po ishte Po. Linte kockat ne fushe qe te fitonte ekipi i tij qofte Reali apo Barca, por tek te dyja mbeti person non-grata. Tifozat e Barces nuk i honepsin dot ato qe kishte bere me Realin, dhe per tifozat e Realit nuk ja falnin dot ate qe beri me Barcen. </span></p><p>
Add new comment