Kapriçoja e Edi Ramës për të votuar në Surrel e mpleks me shkelje të Kodit Zgjedhor. Opozita thotë se u transferua jashtë afateve në qendrën e re të votimit

Vota e kryeministrit Rama në 21 Qershor sipas opozitës është e pavlefshme pasi transferimi i tij nga qendra e votimit në Shkollën Budi në qendrën e votimit në Surrel është bërë jashtë afateve që përcakton Kodi Zgjedhor. Vota e tij nuk ndryshon asgjë në rezultat, por sipas Partisë Demokratike është tregues i lehtësisë me të cilën kryeministri shkel ligjet për kapriçot e tij personale.
“Kodi Zgjedhor thotë shprehimisht, se ndryshimi i qendrës së votimit bëhet vetëm në rastet kur ka pasaktësi ose kur emri i votuesit nuk ka dalë në qendrën e tij të votimit. Nëse lista është shpallur, qytetari voton në qendrën e votimit ku është shpallur lista, edhe nëse ndërron vendin e banimit. Me një kërkim të thjeshtë, del se emri i Edi Ramës është shpallur me 11 maj në qendrën e tij të mëparshme të votimit, në shkollën Pjetër Budi. Pra, pas kësaj, ai nuk mund të votonte diku tjetër. Në fakt, ligji u shkel, dhe z.Rama u shfaq si votues i Surrelit. Ky nuk është një akt i izoluar, një aksident, apo një neglizhencë e pafat.”- ka theksuar në një deklaratë kreu I grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
l.m
Comments
Edhe i zoti, edhe tellalli
<p>Edhe i zoti, edhe tellalli s'paskan me se te merren...</p>
Edhe ti paske leshuar
<p>Edhe ti paske leshuar kakerdhine e rradhes.</p>
Per Edi Ramen me perpara vjen
<p>Per Edi Ramen me perpara vjen reklama dhe tangerlleku pastaj ligji.</p>
Add new comment