Justin Bieber largohet nga Beverly Hills, fqinjët festojnë nga gëzimi.

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 04:00

Justin Bieber është popstari më i dashur për vajzat në botë, por për qiramarrësit në Beverly Hills, është më i padëshiruari. Rasti i tij është i habitshëm pasi duket se popstari nuk ka dëshirë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët.

Madje në një rast në Calabasas, një qytet në qarkun e Los Angeles-it, këngëtari kanadez hodhi një vezë në drejtim të një vile, veprim të cilin e shlye duke paguar një gjobë prej 80 mijë dollarësh.

Sipas portalit “ TMZ”, i cili është një sajt që merret me thashethemet e VIP-ave, Bieber u detyrua që ta lërë apartamentin e tij në Beverly Hills, gjatë fundjavës, sepse banorët telefononin shpesh policinë prej shqetësimeve që shkaktonte në zonë.

Pas largimit të këngëtarit, fqinjët organizuan një festë. Ylli i popit organizonte në shtëpinë e tij festa të shumta dhe banorët shqetësoheshin prej muzikës së lartë dhe erës së fortë të marijuanës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.